Megjithëse numri i pacientëve me koronavirus në spitale është më i lartë sesa gjatë valës së mëparshme, sistemi spitalor i reziston fluksit. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në një takim pune në Këshillin e Ministrave.
Kryeinspektori shëndetësor i shtetit, Angel Kunçev, pret që kulmi i sëmundshmërisë të arrihet këtë ose javën tjetër. Sot në vend mbërritën më shumë se 31 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Po vazhdon vaksinimi i grupeve të veçanta të planifikuara sipas regjistrit elektronik kombëtar.
Pritet që deri në fund të javës njerëzit e vaksinuar të arrijnë gjysmë milion. Ka interes të vogël për korridoret e gjelbra për vaksinimin falas kundër Covid-19 në kryeqytet, vunë në dukje reporterët tanë. Vaksinimet atje bëhen kryesisht me vaksinën e AstraZeneca.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..