Të shëruarit përsëri janë më shumë se sa të infektuarit me Covid-19
Rastet e reja të koronavirusit në vend janë 740. Nga 4129 testet e kryera 17.9 për qind janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes - 267, ndjekur nga qytetet Varna - 74 dhe Burgas - 67. Numri i rasteve aktive është 68 977. Në spital trajtohen 10 649 njerëz të infektuar, prej tyre 747 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve për 24 orët e fundit me koronavirus tështë 82 persona. Të kuruarit janë 858. Dozat e vaksinave arritën në 503 570. Në 24 orët e fundit u imunizuan 1492 njerëz. Dozën e dytë e kanë marrë 100 887 njerëz.
Hapën çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve
Që nga sot fëmijët përsëri do të frekuentojnë kopshtet e çerdhet e fëmijëve, pas urdhrit të shpallur nga Ministri i Shëndetësisë, duke u respektuar të gjitha masat antiepidemike. Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve ishin mbyllur për dy javë për shkak të lock down-it të shpallur në mbarë vendin. Më 12 prill në shkollë do të kthehen edhe nxënësit, sipas grafikut, i cili pritet që të përgatitet nga autoritetet shëndetësore dhe arsimore.
Mjekët e përgjithshëm do të marrin vaksinat Pfizer / Biontech
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipë
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..