Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendenca të brishta të rënies së sëmundshmërisë nga Covid-19 dhe të rritjes së vdekshmërisë

Shtatë klasa kthehen në shkollë nga data 12 prill

Foto: BGNES

Po llogarisim hapat e para nga fundi i valës së tretë të Covid-19 me tendenca shumë të brishta të uljes së vdekshmërisë”, deklaroi në brifingun e rregullt  të autoriteteve shëndetësore profesori Kostadin Angjellov, ministër i shëndetësisë. Përqindja e testeve pozitive ra me 3% për ditë, kurse të shëruarit po afrojnë numrin e rasteve pozitive.

Në asnjë zonë nuk ka më shumë se një mijë raste të koronavirusit për 100 000 njerëz.

Vendi ynë në këtë moment  zë vendin e nëntë në Bashkimin Evropian  për nga sëmundshmëria me 635 veta në 100 mijë dhe vendin e dytë për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori i përgjithshëm shëndetësor shtetëror docent Angjell Kunçev. Zonat me më shumë të sëmurë me Covid-19  janë Sofja, Varna, Pernik  dhe Burgas, kurse me më pak – Razgrad, Vidin, Kërxhali dhe Tërgovishte. Sipas inspektorit, sipas treguesve: numrit të testeve pozitive, të sëmurëve dhe të vdekurve, të dhënat janë më të ulëta në krahasim  me valën e dytë të infeksionit.  

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski tha se, tendenca tek të vdekurit akoma është në rritje - 23 në 100 mijë veta, derisa tek të sëmurët po vihet re një ulje e brishtë - 0,5% në krahasim me javën e kaluar. Në spitalet 74% nga shtretërit për pacientë pa ndërlikime janë të zëna ndërsa në repartet intensive 64%.

Nga data 12 prill në mënyrë të pjesshme rivendoset trajnimi pjesëmarrës në shkollë, njoftoi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katër kthehen në shkollë, si dhe klasat e 7,8 dhe 10, të cilët do të këmbehen mbi parimin e rotacionit me klasat më të mëdha. Sipas ministrit situata në arsim është e mirë - dy herë më pak janë nxënësit dhe mësuesit të sëmurë dhe të infektuar në sajë të vaksinimit  dhe të trajnimit të pjesshëm ballë për ballë. Aktualisht rreth 500 mësues dhe nëpunës jo pedagogjik janë me koronavirus.

Ministri i shëndetësisë u rekomandoi të vaksinuarve me dozën e parë të preparatit të “Astra Zenekës” të mos frikësohen, meqenëse kanë kaluar më shumë se dy javë - kohë , në të cilën ndërlikimet  jashtëzakonisht të rralla shfaqen. Sipas Agjencisë Evropiane  të Barnave ka një lidhje të supozuar midis këtyre reagimeve dhe vaksinës së Oksfordit. Prandaj dhe mjekët  duhet t’u kushtojnë një vëmendje më të madhe pacientëve me gulçim, me dhimbje në gjoks, me një fryrje të gjymtyrëve të poshtme dhe me probleme në të parin, tha akoma profesori Kostadin Angjellov.

Autore: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD
Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD