Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tavolina e bullgarit në pritje të ringjalljes së besimit

Foto: zajenata.bg

Derisa për botën katolike Krishti u Ringjall, të krishterët ortodoks janë vetëm në mes të Kreshmëve të Mëdha, të cilët vazhdojnë deri më 2 maj sivjet. Refuzimi i ushqimit dhe abstenimi nga produkte të caktuara është një pjesë nga historia dhe feja e çdo një populli të veçantë. Sipas kanuneve ortodokse, kreshmë mbahet çdo të mërkurë dhe të premte nga java, kurse kreshmët më të gjata, të cilat vazhdojnë rreth 1 muaj e gjysmë janë përpara Krishtlindjes dhe Pashkës. Mbahet kreshmë dhe në prag të datës 29 qershor - Dita e Apostujve të Shenjtë Petro dhe Pavli , si dhe dy javë përpara 15 gushtit - kur është Fjetja e Hyjlindëses Mari, ato janë kreshmët e verës.

Nëse i shikojmë kreshmët në mënyrë racionale do të vëmë re se heqja dorë nga produktet shtazore është një mënyrë e natyrshme për të pastruar trupin tonë nga kuzhina e rëndë tradicionale dimërore e përmbushur me shumë mish, sallo dhe yndyra.  Të përgatisim trupin tonë për punën fizike, e cila po vjen gjatë pranverës dhe verës.

Sipas dëshmive historike akoma gjatë periudhës së shekujve 15-18 gjellët e bullgarit janë përgatitur “thjeshtë, por pastër”, prej produkteve të larmishme dhe të mira për nga ana e cilësisë”. Në tavolinë është vendosur ajo e cila është prodhuar.

Një vend të veçantë kanë zënë bishtajoret - grurë, thjerrëza, bizele, duke përfshirë edhe shumë praktika rituale. Në kohën e kreshmëve pikërisht kërcejtë e parë të gjelbër të hithrës, lëpjetës, spinaqit e të tjera janë mes ushqimit bazë. Si dhe qepa dhe hudhra të ruajtura me kujdes gjatë dimrit dhe të gjitha bishtajat.

Kurse cili produkt ndihmon që të përballoni më të lehtë kreshmët dhe përse specat e mbushura tradicionale dhe sarmatë janë përgatitur me bullgur, dhe jo me oriz, mund të lexoni në publikimin “Kuzhina tradicionale bullgare gjatë kreshmëve” në koleksionin e Radio Bullgarisë.  

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Romët festojnë Vasilica - Vitin e Ri sipas stilit të vjetër

Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë..

botuar më 25-01-14 6.10.PD

Dita e Gjyshes: Kur tradita na lidh me rrënjët e jetës

Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...

botuar më 25-01-08 5.40.PD
Riti

Dita e Ivanit është ndër festat e preferuara dimërore nga bullgarët

Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..

botuar më 25-01-07 5.20.PD