Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lejlekët në fshatin Baniçan vërehen nga mijëra njerëz

Foto: free-webcambg.com

Në fshatin Baniçan, në Bullgarinë Jugperëndimore, të njohur si “fshati i lejlekëve”, prej disa vjetëve kanë kamera për mbikëqyrje të vazhdueshme të njërës prej foleve të shumta të lejlekëve. Ideja është e vatrës së kulturës vendase “Izgrev-1930” dhe të  përfaqësisë së Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve në qytetin Goce Dellçev. Kamera punon pa u ndërprerë dhe përmes internetit ka mundësi të shikohet në çdo kohë se çfarë rastis në fole. Qëllimi i vërejtjes është arsimor - për edukim në kujdes dhe qëndrim përgjegjës ndaj  mjedisit rrethues. Projekti është i titulluar: “Simbolet kulturore të fshatit Baniçan” dhe është i financiar nga Fondi Kombëtar “Kulturë” pranë Ministrisë së Kulturës. “Duam që të kuptojmë më shumë për jetën e lejlekut të bardhë, kështu që fëmijët të vëzhgojnë folenë e lejlekut dhe të shikojnë kur vezët çelin, si ushqehen lejlekët e vegjël dhe nëse lejleku i bardhë është vërtet kaq i kujdesshëm për fëmijët e tyre” - sqarojnë nga shoqata vendase për mbrojtjen e natyrës. Përveç kamerës, pranë folesë ka dhe një tabelë informative me link, që të mund familja e lejlekëve të vërehet prej më shumë njerëzve. 

Akoma hollësira të tjera kureshtare për fshatin dhe për traditat e tij mund të zbuloni në materialin e Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD