Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e poezisë hungareze në Sofje - nderim ndaj Laslo Nagi, përkthyes i poezisë popullore bullgare

Foto: mma.hu

Dita e poezisë hungareze shënohet në Hungari  që nga viti 1964, në datën e ditëlindjes së poetit Atilla Jozhef (1905-1937). Çdo vit  më 11 prill hungarezët nderojnë poezinë hungareze me lexime letrare dhe prezantime të librave. Gjatë këtij viti Bullgaria aderohet ndaj iniciativës me një online recitim të vjershës më të njohur të Laslo Nagi “Kush do të mbajë dashurinë”.

Vjershat lexohen nga aktori bullgar Georgi Zllatarev, kurse premiera e videos është në vet ditën, 11 prill në orën 11:00 kohë bullgare njoftoi Instituti Kulturor Hungarez në Sofje. Poeti, përkthyes dhe piktor Laslo Nagi (1925-1978)- është një nga mbajtësit e parë të Çmimit Ndërkombëtar të Botevit si dhe të urdhrit “Kirill dhe Metodij”.  Ai tre herë mori çmimin “Atilla Jozhef”, dhe është mbajtës i çmimit “Koshut”. Nagi ka përkthyer mbi 10 000 vjersha nga poezia popullore bullgare dhe nga poetët bullgarë. Në gjuhën bullgare janë botuar katër përmbledhë të vjershave të tij.  Gjatë vitit 2019 me përpjekjet e përbashkëta të Bullgarisë dhe të Hungarisë në Shtëpinë-Muze “Laslo Nagi” në qytetin Smoljan zyrtarisht u hap ekspozita e përhershme e rinovuar me titullin “Kush do të mbajë dashurinë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD