GERB do të propozojë kabinet, megjithë shanset e vogla që ajo të përkrahet, njoftoi në një brifing në centralin e partisë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Megjithëse është forca e parë politike, sipas votës së bullgarëve, partia GERB ka shanse minimale për të formuar një qeveri, pasi partitë dhe koalicionet e tjera refuzuan për ta mbështetur.
"Ne i kemi marrë vendimet tona dhe do të ndjekim procedurën, siç është shkruar në Kushtetutë," tha Zëvendëskryeministri. Sipas tij, GERB është i detyruar të propozojë një kabinet i cili "që nga dita e parë mund të punojë, të zgjidhë problemet dhe të ndjekë qëllimet e vena".Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..