Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë të ndarë sa i përket idesë për “pasaportat e vaksinimit”

Foto: ЕPA/BGNES

Bullgarët janë ende të ndarë në lidhje me idenë e të ashtuquajturve "pasaporta vaksinimi", nëpërmjet të cilëve Bashkimi Evropian ka në plan të rimëkëmbë udhëtimin e lirë dhe turizmin, tregojnë të dhënat e një sondazhi të agjencisë sociologjike Gallup së bashku me industrinë turistike, të kryer në periudhën 18-24 mars midis një mijë bullgarëve të rritur. Gjysma e të anketuarve janë më tepër dakord me futjen e pasaportave, por 43% janë kundër.

Për shkak të koronavirusit, 25% e bullgarëve kanë shtyrë një udhëtim ose pushim në vend, të planifikuar për 12 muajt e fundit dhe 22% - jashtë vendit.

63% e të anketuarve thonë se me ardhjen e koronavirusit kanë filluar të shmangin vendet e mbushura me njerëz, dhe 73% - se preferojnë të udhëtojnë për pushime vetëm me makinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjekët e rinj kërkojnë një pagë minimale jo më të ulët se 150% e pagës mesatare

Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë të rrumbullakët në Kuvendin Popullor mjekët protestues nga iniciativa “E ardhmja në Bullgari”,..

botuar më 25-07-03 9.43.PD

Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit është për vizitë në Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025, me ftesë të ministrit bullgar të punëve të jashtme, Georg Georgiev. Sipas zyrës së shtypit të..

botuar më 25-07-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 korrikun 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 20°C. Në Sofje do të jenë rreth 16°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe pasdite do të mbajë mot me vapë. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore deri mesatare nga..

botuar më 25-07-02 7.35.MD