Partia GERB shpalli kandidaturën e Daniell Mitovit për kryeministër të vendit. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov. Më herët sot informacioni i njëjtë u njoftua nga botimi elektronik i gazetës “24 çasa” dhe media të tjera, duke cituar burime të larta të partisë. Ju rikojtojmë se këtë mëngjes Bojko Borisov tha se ai vetë nuk do të kandidonte për kryeministër, por partia e tij do të shpallë kandidaturën e një njeriu të ri me një orientim të qartë pro-evropian dhe pro NATO-s.
Daniell Mitov lindi në 1977. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin e Sofjes "Kliment Ohridski". Ka marrë pjesë në programet e shkëmbimit "Marshall" të Marshall Memorial Fund (German Marshall Fund of the US) si dhe në "Program des personnalites d'avenir" të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Në vjeshtën e vitit 2010 filloi punë për Institutin Kombëtar Demokratik të SHBA-së, fillimisht në Irak, ku ishte menaxher i Programit të Zhvillimit dhe Mbështetjes së Partive Politike, dhe më vonë në Bruksel, Libi, Kongo, Ukrainë, Jemen, Tunizi dhe të tjera. Në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Rosen Plevneliev si Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e përkohshëm të Georgi Bliznashkit dhe e mbajti këtë post në qeverinë e ardhshme - qeverinë e dytë të Kryeministrit Bojko Borisov. Aktualisht Daniell Mitov është një deputet i GERB-SDS në parlamentin e ri.Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..