Bullgaria pret që të arrijë imunitet kolektiv deri në qershor
Deri në qershor do të mbërrijnë sasi të mjaftueshme të vaksinave të ARN dhe ne do të jemi në gjendje të krijojmë imunitet kolektiv. Këtë e tha para BNT prof. Todor Kantarxhiev, anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar kundër Covid-19. Ai komentoi se Bullgaria miraton futjen e certifikatave të vaksinimit për udhëtime. "Jemi të qartë se Bullgaria është një destinacion turistik dhe mendoj se po bëhet një politikë shumë aktive me fqinjët tanë dhe në nivelin e BE për të pasur një lëvizje më të lirë, por të kontrolluar të njerëzve," shpjegoi Kantarxhiev. Në kuadrin e dy javëve do të disponojmë rezultatet e testeve nëse dozat e para dhe të dyta të llojeve të ndryshme të vaksinave mund të kombinohen, por nga pikëpamja juridike kjo ende nuk është e vlefshme, shtoi profesori.
Të shëruarit janë më shumë sesa të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
2944 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 16 242 testeve të kryera në 24 orët e fundit. Pak më shumë se 18% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes – 692, pasuar nga Varna - 282, Plovdivi -270 dhe Burgasi me 253 të infektuar. Rastet aktive janë 69 962. Në spitale ka 9 799 pacientë. 799 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Të vdekurit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 127. 3995 veta u kuruan. Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë injektuar 10 503 doza vaksinash. Që nga fillimi i pandemisë janë bërë 590 495 vaksina. 116 423 njerëz janë imunizuar me dy doza.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..