Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shikoni se cilët janë 7 monumentet bullgare të kulturës në listën e UNESKO-s

Foto: arkiv

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të shpallur nga OKB-ja /18 prill/, Radio Bullgaria ju prezanton monumentet kulturore bullgare, të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s. Ato janë 7 me numër:

Qyteti i vjetër Nesebër është i  vendosur në një gadishull piktoresk të Detit të Zi. Mendohet se ai është një nga qytetet më të lashta të Evropës, i themeluar përpara 3200 vjetëve. Xhevahiri arkitektonik ruan muret e vjetra të fortesave nga epoka Romake dhe Mesjetare, kisha bizantine dhe kisha të vjetra bullgare, shtëpi të lashta nga shekujt 18 dhe 19, kurse nganjëherë është lavdëruar dhe me 40 kishat e veta.

Varreza Sveshtari

Ajo daton nga çereku i parë i shekullit të 3 përpara lindjes së Krishtit. Zbukurimi dhe ornamentika e tij është në frymën e kulturës helenistike, por e thyer përmes vizioneve dhe besimeve të fisit trak geti. Kurse pjesa më emblematike është  tavani i kamerës. Ai mbahet prej statujave të grave me duar të ngritura-kariatidi, fytyrat dhe flokët e të cilave akoma ruajnë mbeturinat e një zbukurimi me ngjyra.

Manastiri i Rillës

Manastiri më i rëndësishëm në Bullgari është themeluar gjatë shekullit të 10 nga vetmitari Ivan Rillski. Gjatë sundimit osman (shekujt 15-19) bëhet një qendër e vetë-ruajtjes shpirtërore dhe letrare të kombit bullgar. Pas Çlirimit, jeta shpirtërore në manastir vazhdoi të lulëzojë kurse eshtrat dhe reliktet e paprishura të Shën Joan Rillskit dhe sot janë një burim qetësie dhe ngushëllimi dhe një ndihme qiellore për ata që u afrohen atyre me besim.

Kishat shkëmbore Ivanovo

Në lartësi të ndryshme në shkëmbinjtë e kanionit të lumit Rusenski Lom kanë qenë të gdhendura një varg kishash të vogla shkëmbore, paraklise dhe dhomë të vogla të vetmitarëve. Gjatë shekujve 10-15 ata e kthejnë luginën në një qendër shpirtërore bullgare. Rajoni ka qenë dhe qendër  e hezikastias në trojet tona. Kisha shkëmbore “Shën Mëria” nga shekulli i 13 është me mbishkrime dhe piktura unikale dhe pret mijëra turistë nga e gjithë bota.

Varreza trake në qytetin Kazanllëk

Ajo është një kryevepër e arkitekturës antike nga periudha e shekujve 4-3 përpara lindjes së Krishtit. Ky është monumenti i vetëm i ruajtur plotësisht i pikturës nga epoka e helenizmit të hershëm. Varreza është e  pikturuar shumë bukur dhe në dhomën e saj paraqitet një skenë e festës së varrimit dhe të përcjelljes festive të sundimtarit trak të vdekur, të shoqëruar nga tre qerre garuese.


Kalorësi i Madarës

Kompozicioni skulpturor misterioz, i gdhendur në një shkëmb pranë qytetit të sotëm Shumen, është i vetmi  për nga lloji i vet në të gjithë Evropën dhe është një pjesë nga rezervati arkeologjik Madara, i cili dëshmon për një veprimtari dhe aktivitet njerëzor nga viti 4000 përpara lindjes së Krishtit. Kalorësi është me  luanin e shpuar në këmbë dhe qenin besnik që e ndjek nga pas, dhe është i gdhendur me një mjeshtëri të madhe. Kurse mbishkrimet e lashta greke rreth tij  tregojnë për trimëritë e mëdha të tre hanëve bullgar.

Kisha e Bojanës

Kisha në rrezet e malit Vitosha, është e pikturuar me 89 skena dhe kompozicione, të cilat përmbajnë 240 imazhe. Dhe deri më sot nuk dihet se kush është mjeshtri i talentuar i mbishkrimeve murale të pikturuara gjatë vitit 1259. Ato dallohen rrënjësisht nga figurat skolastike dhe të pajetë të pikturës bizantine dhe paraprijnë mbishkrimet murale të paraardhësit të Rilindjes Italiane Giotto di Bondone. 

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i kapitenëve në Slivnica

Forcat tokësore bullgare shënojnë festën e tyre

Trupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo..

botuar më 24-11-19 10.03.PD

Mihajllo Parashçuk dhe kontributi i tij në zbukurimin e ndërtesave të rëndësishme të Sofjes

Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..

botuar më 24-11-16 7.05.PD

Ministri Atanas Zaprjanov: Fitorja në Luftën Serbo-Bullgare është vepër vetëm e ushtrisë bullgare

“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..

botuar më 24-11-07 4.16.MD