Arti nuk njeh kufi dhe barriera gjuhësore, ai i afron njerëzit. Kur një autor ka një talent të lindur, ai nuk mbetet i fshehur për publikun, pa rëndësi se në cilin shtet ka zgjedhur që të jetojë. Kështu duke u mbështetur vetëm mbi talentin e tij dhe punën këmbëngulëse, piktori Radosllav Kirillov vendoset në Spanjë. Bilanci i tij për 11 vjetët e kaluara aty është ekspozita të shumta në galeri të autoritetshme dhe në muze, dhjetëra piktura të përfunduara dhe grumbullimi i përvojës të një sërë stilesh dhe teknikash, mes të cilave dhe shtampa.
“Unë këtu kam zhvillim dhe jam i kënaqur si tërësi nga jeta. Njerëzit më njohin, ata i vlerësuan krijimet e mia dhe më dhanë shans. Kam shumë miq” - thotë për veten e tij Radosllav.
Drejt jetës jashtë e ka shtyrë jo kaq dëshira të emigrojë, sesa një fatkeqësi në familje. Thotë se atëherë ka bërë zgjedhjen e tij fatale nëse do të vazhdojë si një artist dhe piktor apo do të zhytet në dëshpërim. Bëra një ekspozitë në qytetin tim të lindjes Pernik dhe kështu mblodha pak para që të mund të nisem për në Spanjë. Disa shokë me ndihmuan të vendosem dhe të filloj aty” - thotë bullgari.
“Gjëja tjetër të cilën dua që ta arrijë është që të shkojë në Ark Madrid, sepse kjo është galeria më e madhe për një art modern. Kjo është si ekspozitë. Artistët më të mëdhenj në një përpjesëtim botëror mundohen që të tregohen. Dua dhe unë të tregohem aty, se jam dhe ekzistoj. Vepra të mia kanë marrë pjesë në disa nga ekspozitat më prestigjioze dhe të rëndësishme, por në Ark Madrid janë emrat më të mëdhenj. Kam ekspozuar në galeri të artit dhe po kështu dhe në muzetë në Barcelonë dhe Madrid. Po kështu në muzeun “Goja” Museo Goya-fuendetodos. Që të mund të bësh një ekspozitë në Spanjë ti duhet të aplikosh për një projekt dhe të konkurrosh me piktorë të tjerë. Nëse ke fat dhe ata të pëlqejnë, atëherë për njëfarë periudhe kohe të jepet një vend i caktuar dhe mund të ekspozosh aty”, sqaron rrugën dhe ëndrrat e tij si krijues Radosllav Kirillov përpara Radio Bullgarisë.
Është mjaft e vështirë që një piktor i huaj të arrijë suksese në Spanjë. Këtu pjesa më e madhe e piktorëve spanjollë kanë privilegje, madje u paguhet kritikëve që të shkruajnë lëvdata për ta. Kur ndihen të kërcënuar nga ndonjë i huaj, fillojnë ta përbuzin” - shton Radosllav. Pavarësisht nga kjo, ai i firmos pikturat e tij jo me pseudonim, por me emrin e vet. Në shumë nga pikturat e tij ai pikturon portretin e një njeriu, por me pamjen e njëfarë kafshe. Ka dhe një pikturë të tij të dashur, e ka quajtur “Bodigard”, por në vend të njeriut, në pikturë ka një....patë:
“Unë i shikoj kafshët si njerëz, kështu i pikturoj, në shtëpi rris kafshë shtëpiake. Edhe sikur të tingëllojë pak e marrëzishme, për mua ato janë qenie me mendime dhe ndjenja. Prandaj, kur zgjedhin një pikturë të pikturuar prej meje me ndonjë kafshë, të gjithë njerëzit thonë se shikojnë një tip njeriu në të. Dhe bëj jo vetëm kafshë, por dhe skulptura, kam dëshirë të bëj të panjerëzishmen të njerëzishme. “
Radosllavi nuk fsheh se që të mund të mbahet jashtë duhet të kombinojë punën e tij të piktorit me veprimtari të tjera. Vet ai krijon figura prej qeramike dhe bën dizajn interieri dhe dekorime të shtëpive dhe të apartamenteve.
Jashtë nuk mund të bëhesh i pasur me punën tënde, por të paktën mund të jetosh në mënyrë të denjë dhe pikërisht këtë e kërkon njeriu-një jetë të denjë”, është kategorik Radosllav Kirillov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal, cesbor.blogspot.com
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..
Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..