Në lidhje me 200 vjetorin nga lindja e Georgi Rakovskit, ekspozita online në qytetin Ruse prezanton dokumente shumë pak të njohura për jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit.
Administrata e rrethit në qytetin e Danubit specifikon se ekspozita, e vendosur në sajtin e saj, përfshin 8 dokumente dhe një pikturë nga fondet e Muzeut Regjional Historik dhe nga Arkivi i Shtetit në qytet.
Janë paraqitur dhe tre letra të Rakovskit, në njërën prej të cilave ai u bën thirrje bullgarëve të qëndrojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj Patrikanës së Kostandinopojës.
Mes 26 imazheve të prezantuara është dhe shpata e revolucionarit, e gjetur në Novo Sello rreth qytetit Ruse gjatë vitit 1955. Shpata ruhet në Muzeun Regjional Historik në qytetin Ruse.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaEkspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një..