Fushata e parë për nga lloji i vet arsimore “Pylli dhe ndryshimet klimatike” me pjesëmarrjen e ekspertëve në pedagogjinë pyjore do të zhvillohet në territorin e Ndërmarrjes së Pyjeve Shtetërore Jugperëndimore. Ekspertët e pyjeve i njohin fëmijët me ndryshimet në klimë, me punën e pylltarëve, si dhe me llojet e ndryshme të pemëve dhe kafshëve të pyllit.
Fushata është një iniciativë e përbashkët e Shoqatës “Goriçka” e tenistes së njohur Magdalena Maleeva dhe te Bashkimit të Pylltarëve në Bullgari. Në pavijonin e lëvizshëm “Goriçka v Koliçka” /”Pylli në karrocë”/ , të pajisur me dhjetëra lojëra, materiale arsimore për pyjet dhe instrumente për pyllëzim, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt do të fitojnë “në terren” dije të reja.
Pritet që më shumë se 1000 fëmijë, në mbi 50 shkolla, të afrohen dhe t’i bashkohen kauzës dhe përpjekjeve të pylltarëve për ruajtjen e pyjeve dhe përshtatjen e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..