Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Foto: BGNES

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga ushqimi, pijet dhe tundimet nga lindja deri në perëndim, që duhet të ndihmojë agjëruesin të jetë njeri i mirë, i dhembshur dhe i ngritur shpirtërisht.

Besohet se Ramazani është prijësi i të gjithë muajve të tjerë të vitit. Në ditën e tij të parë u dha një darkë solemne "iftar" nga presidenti i Bullgarisë – fillimin e kësaj tradite e vendosi presidenti Petër Stojanov (1997-2002) dhe ajo u konsolidua me kohën si një nismë unike, që nxjerr në pah respektimin e tjetrit, nderimin dhe fqinjësinë e mirë.

"Edhe këtë vit, presidenti Rumen Radev ftoi jo vetëm komunitetin mysliman, por të gjithë udhëheqësit e komuniteteve fetare në mbrëmjen e parë të Iftarit, dhe për gëzimin tonë të madh, ekipi i 'Emisioneve në gjuhën turke të Radio Bullgarisë' ishim gjithashtu mes të ftuarve. Dhe siç tha presidenti në fjalimin e tij – në këto kohë të vështira, ky është një shembull i tolerancës. Kështu filloi në fakt muaji Ramazan" – rrëfen kolegia jonë Shevkie Çakër.


Roli i darkës së Iftarit është të mbledhë njerëzit në një sofër, pa marrë parasysh fenë dhe besimet, ndërsa bamirësia del në plan të parë. Myslimanët që kanë mundësi dhe janë mirënjohës për atë që kanë fituar gjatë vitit, japin gjatë gjithë muajit Ramazan darka të tilla, në të cilat ftohen të afërmit dhe njerëzit në nevojë nga komuniteti – duke filluar nga Myftinia e Përgjithshme e deri te familjet e veçanta me më shumë mundësi në qytete dhe fshatra. 

"Roli i darkës së Iftarit është të mbledhë njerëzit në nevojë, duke bashkuar kështu edhe komunitetin. Për shembull, para disa ditësh në Momçillgrad (Bullgaria Jugore) u mbajt darka më e madhe e Iftarit – 3 mijë njerëz u mblodhën në një hapësirë të hapur. Nuk ka ftesa, thjesht shpallet se do të ketë një darkë të tillë dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur" – shpjegon Shevkie.

Festa e Ramazan Bajramit paraprihet nga dita e Arifes, në të cilën kujtohen të afërmit dhe familjarët që kemi humbur. "Kjo është diçka e ngjashme me përkujtimoren tek të krishterët. Në shtëpi përgatitet brumë, bëhen petulla dhe u shpërndahen fqinjëve, të njohurve dhe kalimtarëve në rrugë. Para se të vijë Bajrami, pastrohen edhe varrezat – pa marrë parasysh nëse janë myslimane apo të krishtera."

Ramazan Bajrami është koha kur të rinjtë vizitojnë prindërit dhe të afërmit më të moshuar për t'iu puthur dorën dhe për t'i nderuar. Një festë e shumëpritur, e cila në shumë shtëpi myslimane në Bullgari pritet edhe me një dozë trishtimi.

Shevkie Çakër

"Situata në Bullgari është e tillë që të rinjtë nuk janë këtu, sidomos nëpër fshatra – ata janë në kurbet, arrijnë të kthehen vetëm në verë, gjatë pushimeve, dhe për të disatën herë sofra mbetet bosh. Prindërit e moshuar, sigurisht, presin, ndoshta dikush rastësisht të trokasë në derën e tyre… Ka gëzim, ka edhe trishtim dhe kjo pasqyrohet edhe në emisionet tona në gjuhën turke të Radio Bullgarisë këto ditë. Nuk ka njeri, letër, telefonatë në të cilën të mos thuhet – 'Fëmijët e mi janë në Angli, Gjermani, Francë, unë i dua, për të disatën herë u dërgoj bekimin dhe dashurinë time, por prapë nuk janë këtu'. Ja, kjo është më e trishtuara dhe unë e ndaj trishtimin e të gjithë qytetarëve bullgarë, sepse ky është fati i atdheut tonë, Bullgarisë – që të rinjtë janë larg. Kështu është sot në fshatra – shumë njerëz presin që dikush të vijë dhe t’u puthë dorën, sepse më e rëndësishmja në Bajram është që të rinjtë t’u puthin dorën prindërve të tyre të moshuar, t’u kërkojnë falje dhe të jenë pranë tyre."

Jeta, thonë, është një varg i pafund Ramazanesh – për dikë ky është i pari, për të tjerë do të jetë i fundit, i tillë është cikli i pandryshueshëm i jetës. Koha jonë në këtë tokë është e çmuar, prandaj le ta përdorim për të bërë mirë, për të qenë të ndjeshëm ndaj problemeve të tjetrit, të shoqërisë, ashtu siç e kërkon edhe kjo ditë e sotme.

Gëzuar Bajramin për të gjithë myslimanët në Bullgari dhe në mbarë botën! U shtoftë shëndeti në çdo shtëpi, u shumëfishofshin gëzimet dhe veprat e mira!

Lexoni më shumë:

Foto: BGNES, BTA, BNR, arkivi personal i Shevkie Çakër, bashkia e Momçillgradit, arkiv

Përgatiti ne shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës

Pasuesit e sotëm të Najden Gerovit në Britaninë e Madhe

E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..

botuar më 25-04-01 7.30.PD

“Një dorë e shtrirë. E juaja” - një ekspozitë fotografike tregon historinë e jetës së qenve endacakë

Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..

botuar më 25-04-01 6.10.PD

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD