Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov njoftoi në Facebook se koalicioni GERB-SDS po e kthen mandatin për të formuar qeveri. “E pranoj vendimin e Komisionit Ekzekutiv për të kthyer mandatin”, shkroi Borisov.
Ai parashikoi që forca e dytë politike “Ka një popull të tillë”, nuk do të formojë kabinet.
Para kësaj përpjekja e GERB për të biseduar me koalicionin “Bullgaria Demokratike” dhe partinë “Ka një popull të tillë” rezultoi e pasuksesshme, pas refuzimit të tyre kategorik për t’u përfshirë në dialog.
Deputeti Daniell Mitov i propozuar për kryeministër ia ktheu mandatin presidentit.
Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit Rumen Radev duhet t'i dorëzojë mandat të dytë për formimin e qeverisë partisë tjetër më të madhe në parlament – “Ka një popull të tillë”.Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do..
Deputetët bënë një përpjekje të dytë të pasuksesshme për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të. Nga pesë kandidatët e nominuar, Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..
Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij, vota e blerë është nga 400 000 deri në 500 000 vota. "Vëzrazhdane" dha shembuj me seksione zgjedhore,..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..