Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Dafinave

Foto: BGNES

Dita e Dafinave është një festë e shumëpritur dhe e dashur. Ajo gjithnjë bie pas Ditës së Ngjalljes së Llazarit dhe një javë para Pashkës së Madhe. Ditë të emrit kanë të gjithë që mbajnë emra të luleve – Cvetan, Cvetanka, Temenuzhka, Iglika, Gergina, Vërban etj. Këtë ditë kisha kremton Hyrjen e Zotit, pra hyrjen solemne të Krishtit dhe dishepujve të tij në Jerusalem.

“Për kaq shumë shekuj që nga ajo kohë, jehona e këngës dhe ngazëllimit në hyrjen ngadhënjimtare të Zotit Jezu Krisht në Jerusalem vazhdon të dëgjohet edhe sot në të gjithë botën. “I bekuar është Ai që vjen në emër të Zotit!” Dhe nëse diku, si farisenjtë e dikurshëm, disa duan që kjo këngë të heshtë, gurët do ta këndojnë, sepse Zoti e ka thënë këtë. Ai solli paqen dhe gëzimin në botë...” shkruan Peshkopi i Trajanopolit Illarion për festën.

Sipas traditës së atëhershme Krishti u prit në Jerusalem me degëza dafine, që këtu vjen edhe emri i festës. Më vonë duke kremtuar Hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem, të krishterët dhe katolikët e zëvendësuan degëzat dafine me degëza shelgu. Edhe më sot Ditën e Dafinave në çdo tempull bekohen qindra mijë degëza shelgu. Së bashku me bekimin, degëza shelgu të shenjtëruara u jepen të gjithë atyre që frekuentojnë kishën për festën. Emri tjetër i festës bullgarish është Vrëbnica, nga fjala bullgare “vërba”, shelg në përkthim.


Ditën e Dafinave vazhdojnë ritet dhe lojërat e vajzave, në të cilët shelgu ka një rol special. Një pjesë prej praktikave të ritit është brumosja e bukëve speciale. Me degëza shelgu Ditën e Dafinave bagëtitë nxirren për të kullotur. Dega shelgu ngulen nëpër kopshtet sepse besohet se kështu do të mbrohen bimët nga minj. Edhe me sot me kurora shelgu zbukurojmë ikonat dhe portat shtëpiake, dhe i ruajmë sa më gjatë që të jetë e mundur. Ndoshta për shkak të besimit të lashtë se ato sjellin shëndet dhe mbrojnë shtëpinë. Në praktikat magjike të shërimit dikur përdorën pjesë të degëzave të shenjtëruara si një ilaç për sy të liga, frikën, sëmundje të ndryshme. Besohej se në se retë e breshëritë shikohen përmes kurorës së shelgut të Ditës së Dafinave kjo do të devijonte stuhinë.

Në traditën bullgare ekzistojnë besime, se shelgu është i lidhur me hyjnitë nëntokësore dhe me botën e përtejme në të cilën u transferuan paraardhësit tanë. Nga ana tjetër ai është simbol i pranverës, i ringjalljes së natyrës në kalimin nga dimri te pranvera. Festa bie gjatë Kreshmës së Madhe të Pashkëve, por për tryezën festive gatuhet peshk, i cili lejohet edhe nga kanunet kishtare.

Gëzuar Festën!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD