Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Varna po ndodhen turistët e parë izraelitë

Foto: arkiv

Turistët e parë izraelitë po ndodhen në vendpushimin tonë “Zllatni Pjasëci”.Grupi prej 125 turistëve nga Izraeli mbërriti në Aeroportin e Varnës pas hapjes së sallave të lojërave të fatit dhe të kazinove.

Fluturimet për në Varna do të jenë të enjten dhe të dielën dhe të ftuarit mund të zgjedhin midis 3, 4 ose 7 ditëve të qëndrimit. Për shkak të testeve të kërkuara PCR dhe konkurrencës së fortë nga vendet e tjera, pritjet për sezonin janë pesimiste, vuri në dukje konsulli i nderit i Izraelit Orlin Mandov.

Kryetari i Dhomës së Degës në Varna Ivan Simeonov konfirmoi për BNR se problemi më i madh mbetet mënyra për të hyrë në vend. Deri më 25 prill  do të vendoset se cili do të jetë regjimi për mysafirët e huaj, premtoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angelov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mark Rjute

Bullgaria përmbushi standardin e NATO-së për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtje.

Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..

botuar më 25-04-25 11.28.PD

Izraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..

botuar më 25-04-25 8.51.PD

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD