6 maji është dita e trimërisë dhe festa e ushtrisë bullgare. Mirëpo, për të dytin vit radhazi pandemia Covid-19 prishi një traditë që daton që në vitin 1993. Megjithatë, do të zhvillohet një demonstratë e fuqisë ushtarake, edhe pse pa publik. Në ditën e Shën Gjergji Fitimprurësit Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe ato Detare dhe Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale në garnizone të ndryshme në vend (Kazanllëk, Varna, në poligonin Crënça dhe në bazën ajrore "Graf Ignatievo") do të demonstrojnë aftësitë e tyre luftarake. Rituali solemn i bekimit të flamujve luftarakë dhe i flamujve të shenjtë do të zhvillohet përpara Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në kryeqytet.
Në qiellin mbi Sofje do të fluturojnë avionë të Forcave Ushtarake-Ajrore. Avio baza "Graf Ignatievo", ku është bazuar një pjesë e teknikës së aviacionit të vendit tonë, sivjet feston 70 vjet prej krijimit të vet.
Komandanti i saj, gjenerali i brigadës Nikollaj Rusev, vuri në dukje para Radio Bullgarisë:
"Si ditëlindje e bazës konsiderohet 17 maji 1951, kur në territorin e aeroportit u formua Regjimenti i 19 luftarak i aviacionit, i cili është prototipi i bazës sonë ajrore sot. "
Aviacioni luftarak ka një traditë solide, ndërsa pilotët Radull Millkov dhe Prodan Tarakçiev realizuan fluturimin e parë luftarak në Evropë më 16 tetor 1912.
Forcat Ushtarake-Ajrore kanë detyrën ta garantojnë sovranitetin e Bullgarisë. Pilotët gjenden në një gatishmëri të përhershme për të reaguar në çdo një situatë të jashtëzakonshme me karakter joushtarak – zjarr, transportimi urgjent i qytetarëve të plagosur, ose të sëmurë rëndë etj. Pikërisht për këtë shkak modernizimi i tyre është me rëndësi kyçe. Megjithëse në fillim të këtij mijëvjeçari aeroporti afër fshatit Graf Ignatievo të Plovidivit ishte një nga më modernet në Gadishullin Ballkanik, tani ushtarakët atje po përgatiten për një remont të ri. Ai është motivuar me furnizimin e pritur të avionëve luftarakë F-16 Block 70, shtëpia e të cilave do të jetë objekti ushtarak.
"Do të ndërtojmë një zonë të re të veçantë që do të përdoret për ruajtjen dhe funksionimin e avionëve F-16, do të rinovojmë infrastrukturën aktuale, por gjithashtu do të ndërtojmë një të re. Rinovimi i plotë i avio bazës duhet të bëhet deri në mesin e vitit 2023, pas së cilës do të jemi gati të pranojmë aeroplanin e ri, "shpjegoi gjenerali i brigadës Nikollaj Rusev.
Sipas fjalëve të komandantit, trajnimi i pilotëve tashmë është duke u zhvilluar:
"Sipas një kontrate me qeverinë e SHBA, ne duhet të trajnojmë 12 pilotë me opsionin për stërvitjen e akoma dy pilotëve të tjerë. Vitin e kaluar katër pilotë u larguan dhe tashmë janë duke u përgatitur. Kështu, kur pilotët e parë të kthehen në vitin 2023, ata do të vazhdojnë trajnimin e tyre në vendin tonë në avionët tashmë të ardhur F-16 Block 70. Në verë pritet të dërgojmë edhe dy pilotë dhe kështu gjithsej gjashtë pilotë do të trajnohen në SHBA, ndërsa të tjerët do të largohen në vitin 2022. "
Në përfundim, komandanti i bazës ajrore "Graf Ignatievo" i falënderoi ushtarakët e udhëhequr nga ai, të cilët e zbatojmë me vendosmëri betimin e tyre duke e vendosur në vend të parë shërbimin ndaj Atdheut. Gjenerali i brigadës Nikollaj Rusev shprehu shpresën se puna për ringjalljen e Forcave Ajrore Bullgare do të realizohet deri në fund .
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, grafportal.org, pan.bg dhe arkivNë edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..