Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pak mbi 7% janë rastet pozitive të Covid-19

Foto: arkiv

652 janë rastet e regjistruara rishtas të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të azhurnuara të Portalit të Unifikuar të Informacionit.

7.36% e 8864 testeve të kryera janë pozitive.

6905 persona me koronavirus trajtohen në spital, nga të cilët 674 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 1222 u raportuan të ishin shëruar.

31 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 16 399 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit për 24 orët e fundit është 12 287. Numri total i të vaksinuarve me dozën e dytë është 213 354 veta.

Ju rikujtojmë se që nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrjen në Bullgari.

Po hiqen "Korridoret" për pazar për të moshuarit në dyqanet ushqimore dhe kufizimet për trajnime dhe gara për sportet kolektive për personat nën 18 vjeç.

Punëdhënësit organizojnë procesin e punës së punonjësve të tyre në distancë, kur është e mundur, duke lejuar punë me prani fizike të një maksimumi prej 50% të stafit


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD