Në një brifing në Plovdiv Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje prof. Kostadin Angellov shprehu kënaqësi për ritmin e vaksinimit. "Këtë javë arritëm të bëjmë 100 vaksina, 20% më shumë sesa gjatë javës së mëparshme," tha ai. Sipas tij, regjistri elektronik do të hapet më 10 maj. Vaksinimet janë planifikuar të jenë me orë të caktuar, në shërbim të njerëzve të punësuar që janë me kohë të kufizuar.
270 000 vaksinat e Pfizer, të cilat janë ndër më të kërkuarat, mbërrijnë të hënën.
Është duke u diskutuar heqja e kërkesës për kapacitetin e përdorimit të ambientit të lokaleve. Pyetjes nëse pritet një valë e katërt e koronavirusit në vend, Angellov iu përgjigj se gjithçka mund të ndodhë.
Ai tha se pasi 65% e popullsisë imunizohet, maskat do të hiqen. Angellov pret që kjo të ndodhë në fund të gushtit. Aktualisht janë bërë 815 463 vaksina.Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..