Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia u detyrohet 739 000 euro gjoba për riparimin e aeroplanëve MiG

Foto: arkiv

Vendi ynë ka marrë 186 mijë euro gjobë nga Korporata Ruse e Ndërtimit të Aeroplanëve RSK MiG për vonimin e zbatimit të kontratave për mirëmbajtjen e gjuajtësve MiG-29. Këtë e njoftoi për BGNES Ministria e Mbrojtjes në përputhje me Ligin e Aksesit në Informacion. Bëhet e qartë se ministria i kërkoi RSK MiG gjobë në shumë prej 925 mijë euro, nga të cilat 186 mijë u paguan deri më tani. Për sa i përket shumës tjetër, akoma po analizohen problemet e lindura në zbatimin e kontratave dhe po kërkohen mundësi për zgjidhjen e tyre. Në vitin 2018, Bullgaria arriti një marrëveshje kornizë me kompaninë ruse me vlerë 42 milion euro me periudhë vlefshmërie 48 muaj. Ai gjithashtu përmbush pesë kontrata për mirëmbajtjen e gjuajtësve MiG-29.

Avionët rusë mbeten gjuajtësit e vetëm që ruajnë hapësirën tonë ajrore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD