Korridore të gjelbra për vaksinim edhe në ditën e dytë të Pashkëve
Edhe ditën e dytë festive të Pashkëve vazhdojnë të punojnë qendrat për vaksinimin kundër Covid-19 në 19 qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Plani i autoriteteve shëndetësore është imunizimet e lira të vazhdojnë minimum deri më 9 maj.
Pas 10 majit pritet që prapë të fillojë regjistrimi për imunizim në portalin elektronik. Kësaj here njerëzit do të kenë të drejtën të imunizohen me vaksinën e preferuar prej tyre.
348 janë të infektuarit rishtas me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 348 raste të reja të koronavirusit nga 3194 testet e kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Varna - 56, në Sofje - 51 dhe në Burgas - 27.
553 njerëz u shëruan, 48 – vdiqën.
Të shtruarit në spital janë 6754, prej tyre 662 në njësitë e kujdesit intensiv.
Dje u dhanë 3405 doza vaksinash dhe me to numri i përgjithshëm u bë 824 623. Imunizimi me dozën e dytë tejkaloi 216 mijë persona.
Na pret një sezon i vështirë turistik
Midis 60 dhe 70 për qind të hoteleve të mëdhenj në det nuk do të hapen gjatë sezonit turistik veror, mendon Georgi Nikollçev, kryetar i Asociacionit të Pronarëve në Turizëm. Arsyeja është “pasiguria absolute për mysafirët që do të vijnë nga jashtë”. Sipas hotelierit, qeveria duhet të marrë masa të shpejta për të negociuar klientët tanë kryesorë turistikë – Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Polonia. “Akoma nuk ka një rregullore të unifikuar të Bashkimit Evropian për turistët që udhëtojnë brenda komunitetit. Rregullore të tilla priten deri në fund të qershorit, kur megjithatë do të jetë tepër vonë për rezervime”, tha Georgi Nikollçev.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..