Skuadra e "Lludogorec" fitoi një titull rekord të dhjetë radhazi të Bullgarisë, pasi mundi "Beroe" me 3: 1 në terren të vet në Razgrad, në një ndeshje të raundit të 27-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kështu, Lludogorec regjistroi fitoren e tij të 21-të që nga fillimi i sezonit dhe tashmë ka 67 pikë, 14 më shumë se CSKA e dytë, dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm katër raunde.
“Shqiponjat” nuk mund të zhvendosen më nga vendi i parë dhe janë zyrtarisht kampionë për të dhjetën herë radhazi, duke përmirësuar arritjen e CSKA prej nëntë titujsh radhazi nga mesi i shekullit të kaluar.
Me triumfin e tij, Lludogorec i siguroi vetes pjesëmarrje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në..