Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi “PSP për Bullgarinë” mandatin për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë. Kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e ktheu mandatin. Ajo tha se dëshira e tyre ka qenë të ketë një qeveri e cila të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për vendin dhe njerëzit. "Në emër të këtyre prioriteteve, ne ia dhamë dorën partisë së dytë më të madhe, e cila nuk e pranoi. Subjektet e reja politike në Parlament deklaruan paraprakisht se nuk do të mbështesnin qeverinë madje për shkak të këtyre përparësive mbipartiake për Bullgarinë. Nuk ka asnjë mundësi objektive për të formuar një kabinet, " tha Ninova.
Kreu i Shtetit tha se sipas detyrimeve të tij kushtetuese, ai do të shpërndajë Parlamentin pas 10 majit dhe më 11 maj Radev do të emërojë Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtoi se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jetë 11 korriku. Radev paralajmëroi se nëse Kuvendi i ardhshëm Popullor nuk arrin të formojë një qeveri, vendi do të gjendet në një krizë politike dhe institucionale.
Gjatë ceremonisë para Presidencës u mbajtën dy protesta. Njëra ishte në përkrahje të Kryeministrit në dorëheqje, ndërsa tjetra në përkrahje të Presidentit Rumen Radev.Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..