Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi “PSP për Bullgarinë” mandatin për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë. Kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e ktheu mandatin. Ajo tha se dëshira e tyre ka qenë të ketë një qeveri e cila të zgjidhë disa çështje të rëndësishme për vendin dhe njerëzit. "Në emër të këtyre prioriteteve, ne ia dhamë dorën partisë së dytë më të madhe, e cila nuk e pranoi. Subjektet e reja politike në Parlament deklaruan paraprakisht se nuk do të mbështesnin qeverinë madje për shkak të këtyre përparësive mbipartiake për Bullgarinë. Nuk ka asnjë mundësi objektive për të formuar një kabinet, " tha Ninova.
Kreu i Shtetit tha se sipas detyrimeve të tij kushtetuese, ai do të shpërndajë Parlamentin pas 10 majit dhe më 11 maj Radev do të emërojë Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve. Ai shtoi se data e mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jetë 11 korriku. Radev paralajmëroi se nëse Kuvendi i ardhshëm Popullor nuk arrin të formojë një qeveri, vendi do të gjendet në një krizë politike dhe institucionale.
Gjatë ceremonisë para Presidencës u mbajtën dy protesta. Njëra ishte në përkrahje të Kryeministrit në dorëheqje, ndërsa tjetra në përkrahje të Presidentit Rumen Radev.Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..