Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për idealet dhe trimërinë e gjeneralëve në Bullgarinë pas Çlirimit

Për të eliminuar copëzimin e padrejtë të vendit tonë sipas Traktatit të Berlinit nga viti 1878, Bullgaria zhvillon katër luftëra për bashkimin kombëtar. Kurse më vonë, e vendosur nën komandën sovjetike, përfshihet në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore. Shumë trima bullgarë lanë kockat e tyre në fushën e betejës, kurse lufta e tyre vetëmohuese lavdëron emrin e gjeneralëve të cilët kanë drejtuar betejat. 

Libri i parë nga vargu “Gjeneralët bullgarë 1878-1946. Me dinjitet dhe nder” tregon për 125 ushtarakë të lartë nga Mbretëria e Tretë Bullgare. Disa prej tyre të njohur dhe deri më sot, kurse të tjerë të zhytur në harresë - që të gjithë ata i kanë shërbyer atdheut në luftë dhe në paqe dhe kanë ndarë fatkeqësitë e veta me ushtarët e vet. Mjerisht, shumë nga gjeneralët, të cilët kanë vënë themelet e ushtrisë bullgare, janë gjykuar me faj dhe pa faj, të arrestuar dhe të vrarë.

“Nxjerrja e emrave të tyre nga harresa e pamerituar është e rëndësishme, që të kuptohet atë që secili prej tyre vë në emër të përmbushjes së betimit për besnikëri ndaj Atdheut dhe të idealeve të vlefshme deri më sot - thotë docentja Sonja Penkova, autore e librit bashkë me profesorin Todor Petrov. - Zakonisht ne i njohim ata gjeneralë, të lidhur me ngjarje të shënuara nga historia ushtarake, por në anë mbeten shumë ushtarakë të lartë, meritat e të cilëve nuk kanë qenë në fushën luftarake. Por, ata kanë kontribut në krijimin e ushtrisë, në formimin e filozofisë së saj dhe të të gjitha detajeve, të cilat krijojnë pamjen e saj të përgjithshme. Del se, edhe në fitoret e parealizuara ka rezistencë dhe durim të madh dhe përpjekje supreme, të investuar në emër të interesave kombëtare bullgare. Dhe një pjesë e madhe nga këta njerëz bëjnë pikërisht këtë”.

Sonja Penkova

Sa i përket cilësive dhe përgatitjes profesionale, me të cilat janë dalluar ushtarakët e lartë në Bullgarinë e pasçlirimit, autorja e botimit përgjithëson:  

“Përveç shkollës ushtarake bullgare, gjeneralët mbarojnë shkolla dhe akademi prestigjioze, si në Rusi, kështu dhe në Evropën Perëndimore - në Itali, Austro-Hungari, Francë, Belgjikë, Gjermani - tregon docentja Sonja Penkova. Një pjesë e madhe prej tyre kanë po kështu një arsim dhe edukim qytetar në fushën e drejtësisë, të mjekësisë dhe të teknikës. Kështu që këta njerëz kanë një arsim mjaft serioz dhe nuk hyjnë në emërtimin e gradës “Gjeneralë” vetëm me një shkollë ushtarake të përfunduar. Në sajë të përgatitjes së tyre profesionale ata kalojnë një rrugë të gjatë nëpër shkallën e hierarkisë ushtarake dhe me veprimet e veta mbrojnë atë të cilën e kanë mësuar dhe në fushën e betejës.”

Përveç ndjekjes së rrugës së vet thjesht ushtarake, gjeneralët nga Mbretëria e Tretë Bullgare shfaqen dhe si figura publike, disa bëhen deputetë dhe madje drejtojnë dhe Kuvendin Popullor, të tjerë kthehen në liderë të partive dhe zhvillojnë një veprimtari politike. Takohen dhe diplomatë, drejtorë të ndërmarrjeve dhe bankave, autorë të monografive, studiove, librave, memoareve. Por çfarëdo që të bëjnë - në fushën e betejës, në prapavijë ose në rezervë, ata gjithmonë udhëhiqen nga motive patriotike, të mbjella në ta akoma që në një moshë të njomë.  


“Ajo të cilën e lënë gjeneralët si trashëgimi, është një përkushtim mbi kauzën Bullgaria, pa rëndësi se me çfarë mjetesh do të mbrohet - thotë akoma docentja Sonja Penkova. - Besnikëria në të cilën ata betohen, duke shkelur në radhët e ushtrisë, ata i predikojnë deri në orën e tyre të fundit - me gjithë kataklizmat serioze, përmes të cilave kalon jeta e tyre. Një pjesë e madhe nga këta njerëz të denjë, të cilët i kanë dhënë shumë Bullgarisë, e përfundojnë udhëtimin e tyre tokësor të dënuar nga Gjykata Popullore ose të pushkatuar, kurse të tjerë - të vrarë pa gjyq ose dënim”.  

Vargu i librave do të përfshijë emrat e mbi 500 gjeneralëve, një pjesë nga historia ushtarake e Bullgarisë nga Çlirimi deri në shpalljen e saj për republikë popullore. Docentja Sonja Penkova shpreson që ndonjë historian të studiojë gjeneralitetin po kështu gjatë socializmit dhe kohës sonë. ”Do të jetë tepër kureshtare se në çfarë do të çojnë këto paralele”, shton ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD