Dita e fundit e Javës së Ndritshme pas Ringjalljes së Krishtit njihet si E Diela e Thomait. Kjo është dita në të cilën respektohet kujtesa e Apostullit Thomai – njeri prej 12 dishepujve të zgjedhur nga Krishti. Kjo ditë lidhet me një nga episodet emblematike në jetën e Thoamit.
Kur Jezu Krishti iu shfaq dishepujve pas Ngjalljes së tij Thomai mungonte dhe prandaj dyshonte për fjalët e apostujve të tjerë se panë Zotin. Një javë të tërë ai jetonte me dyshimin duke pritur që në të vërtetë të shihte shenjat e plagëve me sytë e tij dhe t’i prekte me gishtat e tij. Kur, Jezusi iu shfaq dishepujve të Dielën në vijim, Ai i kërkoi Tomait që të shuante dyshimet e tij: “Vendos gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije dorën tënde dhe vendosje në anën time; mos ji mosbesues, por besimtar ”.Në momentin që ai siguroi veten për realitetin e shenjave në duart e Krishtit dhe në krah të Tij, besimi doli nga brenda tij dhe ai shpalli, “Zoti im dhe Perëndia ime”. Sidoqoftë, qortimi i Krishtit ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ata që kanë skepticizmin e Thomait: “Lum ata që nuk kanë parë dhe ende kanë besuar”.
E Diela e Apostullit Thomai gratë përsëri ngjyrosin vezëdhe i shpërndajnë ato për të kujtuar dhe për të qetësuar shpirtrat e të vdekurve të tyre. Këtë ditë festojnë ditën e emrit të gjithë me emrin Toma, Tomisllav, Tomisllava.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..
Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..
Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..