Gjatë vitit të fundit të kufizimeve për shkak të epidemisë së Covid-19 më shumë se 80 kampingje në det, male dhe liqene, afër fshatrave dhe qyteteve historike, po gëzojnë një interes gjithnjë e më të madh të turistëve, konstatojnë punonjësit në industri në prag të edicionit të tretë të "Kamping dhe Karavaning Ekspo 2021" në Sofje me pjesëmarrjen e 40 ekspozuesve nga Bullgaria dhe Turqia.
Gjatë pushimeve të Pashkëve, vendet për kamping ishin plot dhe parashikimet për sezonin e ardhshëm të verës janë më shumë se optimiste, mësojmë nga Veselin Valev, një përfaqësues i sajtit të specializuar camping.bg. Shpjegimi është se aktualisht kjo është forma më e shëndetshme e pushimit, duke siguruar distancën e nevojshme sociale. "Rreth 80-90% e vendeve për kamping në Bullgari u përgjigjen krejtësisht standardeve evropiane," tha Valev. Dhe kjo do të thotë shërbim perfekt, rrymë elektrike, ujë, higjienë të nivelit më të lartë, kuzhina të pajisura, banjo dhe të gjitha kushtet moderne për relaksim të plotë. Problemi i vetëm është mungesa e stafit. Arsyeja është se shumica e këtyre vendeve ndodhen larg zonave të populluara dhe është e vështirë të gjesh personel.
"Këtë vit ne botuam një udhëzues për kampingjet në Bullgari, i cili përfshin 34 kampingje vendase bullgare, të ndara në 7 itinerare: Danubi, Bullgaria Veriperëndimore, Bullgaria Jugperëndimore, Rodopet, Nën-Ballkani, Bullgaria Qendrore dhe Veriore dhe bregdeti i Detit të Zi. Në të gjitha këto rajone ka kampingje me kushte të shkëlqyera. Vizitorët mund të kombinojnë itineraret e tyre për të qëndruar në vende të ndryshme dhe për të vizituar vendet historike, kulturore dhe natyrore. Udhëzuesi në fjalë është gjithashtu i postuar në portalin zyrtar turistik të Bullgarisë "- shpjegon Veselin Valev.
Përkundër pritjeve, ky lloj pushimi nuk është për njerëzit me mundësi të kufizuara financiare. Për shembull, nëse doni të merrni me qira një karavan të këndshëm në një kamping të pastër ndër natyrë, duhet të paguani nga 50 deri në 150 euro në ditë, dhe çmimi nuk përfshin kostot e sipërme. Në fakt, një natë në një hotel mund të jetë shumë më e lirë. Tarifa për parkimin e karavanit tuaj lëvizet nga 20 në 40 euro. Ju do të paguani pak a shumë të njëjtin çmim nëse vendosni një çadër në kamping.
"Pajisjet që ju nevojiten janë mjaft të shtrenjta - shton Veselin Valev. – Kështu qe ky lloj turizmi praktikohet kryesisht nga njerëzit e klasës së mesme e të lartë ".
Megjithatë, fluksi është i madh, veçanërisht në bregdetin jugor të Detit të Zi, ku verën e kaluar ishte e vështirë për të gjetur vende të lira për kamping. Për shkak të Covid-19 dhe kufizimeve të udhëtimeve ndërkombëtare, numri i turistëve të huaj ka rënë ndjeshëm. Por kjo kompensohet nga bullgarët dhe në një farë mase nga turistët rumunë, të cilët janë mysafirë tradicionalë të kampingjeve në bregdetin tonë të Veriut. Pranvera është koha e preferuar për kamping në male ose pranë digave.
Veselin dhe kolegët e tij presin një sezon edhe më të suksesshëm nga ai vitin e kaluar. Arsyeja? Gjithnjë e më shumë njerëz po orientohen ndaj këtij lloj turizmi. Në hartën e Bullgarisë shfaqen gjithnjë e më shumë kampingje të reja, po hapen edhe firma të reja që punojnë në këtë sferë."E gjithë kjo kontribuon në rritjen e këtij lloji të turizmit në vendin tonë" - Veselin Valev nuk e fsheh optimizmin e vet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Veneta Nikollova
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..