Edicioni i 17-të i Festivalit të Bedit /Rhododendron ponticum/ po zhvillohet këtë fundjavë në krahinën Tullpan afër fshatit Zabernovo të Mallko Tërnovos.
Festa mbahet çdo vit në një vend të ndryshëm në Stranxha, por është gjithmonë në maj, kur lulëzon shkurrja, tha për BNR-Burgas drejtoresha e Parkut Natyror Stranxha, inxhinierja Rumjana Cvjatkova, organizatore e festivalit. Himni i Stranxhës - "Hëna e pastër tashmë po ngrihet", shënon fillimin e ngjarjes kushtuar bimës - simbol i Bullgarisë Juglindore dhe mysafirëve u ofrohen mundësi interesante për një shëtitje në malet mistike.
Bedi /Rhododendron ponticum/ është një shkurre e gjatë me gjelbërim të përjetshëm, që arrin mbi 2 metra, me një kërcell të degëzuar. Lulëzon në maj dhe qershor për një kohë të shkurtër dhe mund të shihet vetëm në Stranxha të Bullgarisë dhe në Kaukaz, në vende të vështira për t'u arritur.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..