Komuniteti bullgar në Boston kohët e fundit ka një shtëpi të vet të re. Paratë për blerjen e godinës bashkatdhetarët tanë i kanë mbledhur përmes dhurimeve, që të mund të kenë një vend ku të qëndrojnë në të njëjtin vend, të bashkuar nga interesat e veta të përbashkëta dhe nga dashuria ndaj atdheut.
Milen Rajçev është një nga anëtarët aktiv të bashkësisë, e cila shënon bashkë festat kombëtare, organizon koncerte, shfaqje të filmave si dhe ngjarje të tjera kulturore, zhvillon mësime në gjuhën bullgare. Ai shkoi në Amerikë, që të përfundojë universitet, por pa ambicien që të mbetet aty përgjithmonë. Sot është inxhinier në një firmë, e cila punon makina të specializuara për industrinë e shtypit. E përcakton veten si “emigrant shëndetësor” dhe në lidhje me këtë drejtohet drejt politikanëve bullgarë me një këshillë -“të fusin dije në vend, të cilat mungojnë”. Sa u përket pohimeve se bullgarët jashtë shtetit nuk duhet të votojnë, meqenëse nuk jetojnë në vend, bashkatdhetari ynë në Boston është kategorik:
“Mjaft me këto ndarje, nuk duhet të ndahemi. Nuk kam planifikuar që të bëhem emigrant, kishte disa nevoja të caktuara - thotë Milen Rajçev. Më tepër duhet të mbyllen mungesat dhe kjo është gjëja, e cila mundet të kufizojë emigracionin. Kurse këto janë faktorët e mjedisit - shëndetësi, arsim, rendi juridik pa të cilën nuk mund të zhvillohet aktiviteti ekonomik, mediat. Bullgarët jashtë shtetit nuk janë më të ndryshëm nga bullgarët në Bullgari, ata janë bullgarë.”
Dhe si bullgarë jo vetëm se ruajnë traditat e veta, gjuhën dhe besimin, por dhe marrin pjesë në jetën e vendit të vet, pavarësisht dhe nga larg. E treguan dhe gjatë muajve të gjatë të protestave antiqeveritare gjatë vitit 2020 dhe me aktivitetin e vet të paparë në zgjedhjet parlamentare gjatë muajit prill. “Ka një domosdoshmëri të madhe prej një ndryshimi - ky është shkaku”, thotë bullgari nga Bostoni.
Vet ai për herë të fundit ka qenë në atdhe përpara dy vjetëve dhe mendon se ka avancim, por ai është shumë më i ngadaltë sesa supozon potenciali i vendit tonë.
“Ky nuk është një zhvillim pozitiv”, ështëkomenti lakonik i Milen Rajçevit në lidhje me refuzimin e parlamentit të shpërndarë para kohe për të futur votimin elektronik në distancë dhe votimin me postë. Sipas fjalëve të tij, çdo një amulli në vend do të aktivizojë gjithnjë e më shumë vota jashtë vendit.
Në Boston jetojnë rreth 5 mijë bullgarë. Ata mblidhen në shtëpinë e tyre të re, në kishën ortodokse bullgare “Shën e Premtja”, kurse vogëlushët në shkollën e ditës së diel “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Pjesa më e madhe e emigrantëve dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e nënës, pavarësisht nga “lufta e madhe” për shkak të gjuhës së huaj e cila tingëllon nga të gjitha anët. Vajza gjashtë vjeçe e Milen Rajçevit po kështu shkon në shkollën bullgare. “Nëse nuk "luftojmë" për gjuhën bullgare, dhe nuk e flasim do të dalë se kemi hequr dorë plotësisht. Kurse kjo fare nuk është e vërtetë”, thotë babai i saj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..