Presidenti Rumen Radev përshkroi ndërrimet në postet kryesore në vend si “veprime logjike”. “Kur emërova qeverinë e përkohshme, unë dhashë udhëzimet e mia të shkurtra: ndershmëria, transparenca, por edhe toleranca zero për korrupsionin, krimin dhe votat e blera”, tha ai. Presidenti kujtoi se sipas ligjit, shefi i parlamentit, kryeministri dhe presidenti duhet të merrnin të njëjtin informacion, por në shumë raste kjo nuk ndodhi.
“Është e dukshme që shembulli i ish-kryeministrit që fshihej pas pushimeve dhe pushimeve mjekësore doli të jetë ngjitës edhe për vartësit e tij - padyshim që kjo nuk mund të ndodhë pa bekimin e tij”, shtoi ai duke synuar shefat e shërbimeve të sigurisë që dolën në pushime të gjata. Sipas tij abdikimi i tyre nga përgjegjësisë ndaj sigurisë kombëtare është një shenje, se besnikëria e tyre është ndaj Bojko Borisovit, jo ndaj Bullgarisë. “Forcimi i shtetësisë dhe superioriteti i ligjit janë ato që na duhet për momentin”, përfundoi kreu i shtetit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..