Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 438

Foto: Pixabay

Studentët kthehen në universitete, stadiumet hapen 50 për qind

Që nga sot hiqet ndalesa për zhvillimin e mësimdhënies në shkollat e larta, thuhet në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë.

Me urdhrin e njëjtë që nga sot lejohet edhe zhvillimi i garave sportive para publikut deri në 50% prej kapacitetit. Është e detyrueshme distanca prej të paktën 1 metër e gjysmë dhe mbajtja e maskave.

Sonte zhvillohen finalet për Kupën e Bullgarisë. Pas urdhrit ndeshja në Sofje midis Arda 1924 /Kërxhali/ dhe CSKA /Sofje/ do të mund të shihet live nga një publik prej 20 000 vetash.


Të shëruarit nga Covid-10 në 24 orët e fundit janë 6 herë më shumë se sa të infektuarit

457 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. 3.3 për qind e 13 794 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në qytetin e Sofjes - 67. Ndjekin rrethet e qyteteve Varna me 39, Plovdiv me 35 dhe Sofje me 32. Asnjë rast i vetëm nuk është i regjistruar në rrethin Razgrad.

Vazhdon rënia e shtrimeve në spital. Në spital  trajtohen 4379 pacientë ose 213 më pak se një ditë më parë. 485 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Pacientët e regjistruar të sëmurë janë 30 483.

Të vdikurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 36 njerëz. Të shëruarit janë 2782.

U dhanë 26 071 doza vaksinash në 24 orët e fundit. Numri i tyre i përgjithshëm arriti në 1 161 048. Me një cikël të përfunduar të imunizimit me 2 vaksina janë  440 924 njerëz.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD