Më 21 maj të krishterët ortodoksë lavdërojnë Shenjtorët Konstantin dhe Elena.
Mbreti Konstantin (280-337) imponoi fenë e krishtere si dominuese në Perandorinë Romake të sunduar prej tij. Kjo u bë në vitin 313 nëpërmjet Ediktit të Milanos, lëshuar nga Licinius dhe Konstantini i Madh. Edikti lejoi për të parën herë mundësinë e zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, dhe i dha fund persekutimeve kundër të krishterëve, rivendosi pronën e konfiskuar kishtare.
Konstantin thirri edhe Tubimin e Parë Ekumentik në vitin 325. Sipas disa burimeve ai përcolli në Jerusalem nënën e tij Elena për të kërkuar relikte të krishtere në qytetin e shkatërruar. Sipas legjendës, Elena tregoi vendin në të cilin u zbuluan tri kryqe ndër të cilat Kryqi i Shenjtë në të cilin u kryqëzua Krishti. Me udhëzime dhe mjete të saj u ndërtuan disa kisha – në Betlehem, në Malin e Ullinjve e gjetkë.
Dita e sotme kremtohet me solemnitet të madh sidomos në kishat dhe manastiret që mbajnë emrat e të dy shenjtorëve. Një prej këtyre vendeve të shenjtëruara ndodhet në veri të qytetit bregdetar Varna në territorin e pushimores “Shenjtor Konstantin dhe Elena”.
Sipas legjendave, manastiri që ngrihet këtu u themelua që në shekullin e XIV pranë burimit ekzistues me ujë kurues – ajazmë. Besimtarët thonë, se ujërat e tij shërues ndikojnë në sytë e sëmurë dhe forcojnë shpirtin.
Në orën 9.00 sot në manastir do të shërbehet një liturgji të shenjtë dhe bekim të ujit gjë me të cilën do të vihet fillimi i programit kushtuar festës së pushimores së parë detare turistike tek ne.
Në të kaluarën e njohur si “Druzhba” (Miqësi), pushimorja “Shën Konstantin dhe Elena” u krijua që në shekullin e XIX, kur në këtë pjesë të bregdetit bullgar u ndërtua sanatoriumi më i madh në Ballkan për fëmijë të rrezikuar nga tuberkulozi i kockave dhe i kyçeve.
Dhe edhe një traditë tjetër bullgare lidhur me respektimin e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena. Nuk dihet që nga kur në malin misterioz Stranxha ka një rit interesant të vallëzohet mbi prush, i njohur si “nestinarstvo”. Deri në fund të shekullit XIX ai ishte i përhapur në fshatrat kufitare greke dhe bullgare. Por pas masakrës brutale me popullatën e krishterë atje gjatë Luftës Ballkanike në vitin 1912, ai pothuajse u zhduk. Mbeti të ekzistonte vetëm në rajonet e vështira për t’u arritur ku shtrihet fshati Bëllgari (emri i vjetër Urgari, në përkthim “bullgarë”). Fshati njihet me valltarët këmbëzbathur mbi prush dhe me tubimin që organizohet Ditën e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena, e cila aty shënohet sipas stilit të vjetër – më 3 qershor.
Sot kanë festë të gjithë ata që mbajnë emrat Konstantin, Elena, Elka, Elenko, Lena, Lenka, Lenko, Kostadin, Kostadinka, Dinko dhe të tjerë.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, bgtourism.bg
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..