Në vitin 2021 mbushen 145 vjet nga vdekja e revolucionarit Hristo Botev dhe e luftëtarëve të çetës së tij, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Pikërisht trimërisë së tyre i kushtohet iniciativa Ditë të Botevit, e cila do të mbahet nga 27 maji deri më 2 qershor. Edicioni i sivjetshëm përfshin ecje me këmbë dhe me biçikleta dhe homazhe në majat Milin Kamëk, Jollkovica dhe Okollçica, veprimtari dhe koncerte në të hapur, si dhe mbrëmje solemne me rastin e Ditës së qytetit Vraca – 1 qershorit, njoftuan nga bashkia.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..