Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ Nënresidentja Ilijana Jotova theksoi rolin e madh të Radio Bullgarisë në drejtim të komunikimit me bullgarët jashtë vendit. "Ne jemi bashkëmendimtarë dhe partnerë shumë të mirë, deri diku konkurrojmë njëri-tjetrin dhe në këtë garë lindim iniciativa shumë të mira," tha ajo.
Nënpresidentja Ilijana Jotova e falënderoi radion kombëtare për mësimet falas, përmes të cilave bullgarët nga vendet spanjishtfolëse e mësojnë gjuhën e tyre amtare tashmë disa muaj.
Nënpresidentja foli gjithashtu për disa nisma virtuale gjatë pandemisë Covid -19: "Të gjitha kombet janë lakuriqe pa libra", në të cilën mbi 500 fëmijë nga komunitetet bullgare jashtë vendit festuan Ditën e Alfabetit dhe Kulturës Bullgare, duke recituar poezi; Nisma "Bullgaria e Zgjuar" e cila inkurajoi bashkatdhetarët tanë të tregojnë për marrëdhëniet e tyre me atdheun përmes një regjistrimi video; takimet me intelektualë bullgarë jashtë shtetit.Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..