Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ Nënresidentja Ilijana Jotova theksoi rolin e madh të Radio Bullgarisë në drejtim të komunikimit me bullgarët jashtë vendit. "Ne jemi bashkëmendimtarë dhe partnerë shumë të mirë, deri diku konkurrojmë njëri-tjetrin dhe në këtë garë lindim iniciativa shumë të mira," tha ajo.
Nënpresidentja Ilijana Jotova e falënderoi radion kombëtare për mësimet falas, përmes të cilave bullgarët nga vendet spanjishtfolëse e mësojnë gjuhën e tyre amtare tashmë disa muaj.
Nënpresidentja foli gjithashtu për disa nisma virtuale gjatë pandemisë Covid -19: "Të gjitha kombet janë lakuriqe pa libra", në të cilën mbi 500 fëmijë nga komunitetet bullgare jashtë vendit festuan Ditën e Alfabetit dhe Kulturës Bullgare, duke recituar poezi; Nisma "Bullgaria e Zgjuar" e cila inkurajoi bashkatdhetarët tanë të tregojnë për marrëdhëniet e tyre me atdheun përmes një regjistrimi video; takimet me intelektualë bullgarë jashtë shtetit.Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..