Për shkak të riparimit të tubacionit të gazit "Rryma Turke" në fund të qershorit, dërgesat përgjatë trasesë do të pezullohen për një javë. Kjo do të çojë në një mungesë të gazit në rajon dhe në çmime më të larta, tha drejtori ekzekutiv i "Bulgargaz", Nikollaj Pavllov.
Do të bëhet çdo përpjekje për të siguruar furnizime për këtë periudhë. Po zhvillohen bisedime me "Gazprom" për kalimin e trafikut në një rrugë alternative përmes Ukrainës dhe Rumanisë. Ajo u përdor me sukses gjatë riparimeve të "Rrymës Turke" në vitin 2020. "Bulgargaz" po negocion me furnizuesit e tjerë për të siguruar sasitë e nevojshme të gazit me çmime të arsyeshme, tha Pavllov.
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..