Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Kuvendit Popullor, kryeministri dhe presidenti uruan bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

Foto: Facebook: Rumen Radev

"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kiselova i uroi qytetarët bullgarë për Ngjalljen e Krishtit. Ajo uroi që secili prej nesh të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe të falë ata që kanë mëkatuar, siç na mëson feja e krishterë.

“Na bashkoftë drita festive rreth kërkimit të paqes, krijimit dhe prosperitetit – si popull dhe si shtet”, shkroi në Facebook kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai i bëri thirrje që në këtë ditë të shenjtë dhe të ndriçuar nga shpresa dhe fuqia e besimit, t'i drejtohemi virtyteve të përjetshme të krishtera të dashurisë, përulësisë dhe qëndresës shpirtërore.

“Le të jemi gjithmonë të bashkuar në mbrojtjen e jetës njerëzore dhe në kujdesin për të ardhmen e Bullgarisë – të fëmijëve tanë.” Këtë urim e ka dërguar presidenti Rumen Radev, duke shtuar: “Le të qëndrojmë dhe të mbetemi si popull që përpiqet për paqe dhe prosperitet në botën moderne të sprovave!


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD