Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpallën fituesit e "Muzikantit të Ri të Vitit - 2020"

Publiku i Radios Kombëtare Bullgare ia dha çmimin dirigjentit më të ri të një teatri operistik në Bullgari

Dimitër Kosev
Foto: facebook/kosevmusic

Për herë të dytë në historinë e vet 30-vjeçare anketa e Muzikantit të Vitit të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ u përqendrua tërësisht tek artistët e rinj. Publiku kishte mundësinë të zgjidhte fituesin mes 11 talenteve të nominuara nga ekipi i rubrikës "Allegro Vivace". Votimi u zhvillua në janar dhe shkurt 2021 dhe përfshiu gati 4 000 njerëz. Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe koncerti gala me fituesit e 2019-ës dhe 2020-ës do të zhvillohen në tetor, por fituesit tashmë dihen. Ata u njoftuan në eterin e një edicioni special të rubrikës së muzikës klasike të programit "Horizont" të BNR-së.

Për "Muzikantin e Ri të Vitit - 2020" dëgjuesit e BNR-së zgjodhën dirigjentin Dimitër Kosev - dirigjentin më të ri të një teatrit operistik në Bullgari. I lindur në një familje muzikantësh në qytetin Ruse, ai është i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve "Prof. Veselin Stojanov" në qytetin e lindjes, në klasën e pianos të Evgeni Zheljazkovit. Dimitër Kosev studioi në degën e dirigjimit tek Prof. Maksimilian Çençiç dhe piano tek Prof. Stefan Möller në Prayner Konservatorium - Vjenë, duke u diplomuar me sukses në moshën 21 vjeç.  Në vitin 2013 Dimitër Kosev bëri debutimin e tij në Bullgari si dirigjent me Filarmoninë e Ruses. Që nga shkurti i vitit 2016 ai është dirigjent me kohë të plotë në Operën Shtetërore Stara Zagora, ndërsa që nga tetori i 2017-ës punon në Operën Shtetërore - Ruse. Në dhjetor 2018 Dimitër Kosev drejtoi koncertin e Krishtlindjeve të Filarmonisë së Sofjes.

Në vitin 2020, vetëm 27 vjeç, Dimitër Kosev u zgjodh unanimisht kryedirigjent i Operës Shtetërore - Ruse. Ai thotë pa hezitim se është frymëzuar nga njerëzit me të cilët punon atje. Pas zjarrit në shtëpinë emblemë të operës verën e kaluar, ai u bë iniciator i fushatës bamirëse "Arti është një feniks". Para "Allegro Vivace" Kosev deklaroi se mbyllja e institucioneve kulturore, përfshirë këtu teatrot e operës, gjatë vitit pandemik tregoi shumë të meta, por gjithashtu i motivoi muzikantët të punonin më shumë dhe më mirë, sepse u bë e qartë se nuk mundet pa muzikën klasike, ose pa kulturën fare. Dirigjenti i ri shpreson që të dalim nga situata e vështirë pak më të mirë.

Dimitër Kosev merr pjesë si pianist dhe dirigjent në projekte të shumta të lidhura me muzikën xhaz, pop dhe rock, përfshirë "Muzika klasike e takon ABBA", "Muzika klasike e takon Queen", "45 vjet Diana Ekspres" dhe të tjerë.

Aleksandra Diçeva dhe Milla Mihova

Fituese e çmimit "Ollga Kamburova", me emrin e drejtueses në vazhdim të shumë viteve të "Allegro Vivace", e cila është dhe krijuese e koncerteve gala "Muzikanti i Vitit", për vitin 2020 është dyshja e pianos "Atmosfera" /"Piano duo Atmospheres"/, e cila përfshin pianistet Aleksandra Diçeva dhe Milla Mihova. Çmimi jepet nga ekipi i rubrikës "Allegro Vivace" dhe u jep mundësi fituesve për të bërë incizimet e tyre profesionale në studio në Radion Kombëtare Bullgare.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: facebook/kosevmusic, BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD