Presidenti Rumen Radev dhe delegacioni bullgar u pritën nga Papa Françesku në Vatikan. Mysafiri i dhuroi Atit të Shenjtë një triptik me ikona nga Shkolla e pikturimit e qytetit Trjavna, transmetoi korrespondentja e BNR Mira Radeva. Papa Françesku i dërgoi mesazh Bullgarisë dhe bullgarëve për shëndet, mirëqenie dhe arsimim. Presidenti u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinalin Pietro Parolin. Në Bibliotekën Apostolike Presidenti shikoi fragmente të historisë më të vjetër të Bullgarisë, të shkruar më shumë se 350 vjet më parë nga Kryepiskopi Petër Bogdan Bakshiç. Në kodrën e pasardhësve të Garibaldit, delegacioni bullgar vendosi kurora me lule përpara monumentit të kapedanit Petko Vojvoda. Në Romë, Radev dhe Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski së bashku do të nderojnë veprën e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
"Krijuar në Bullgari, i njohur në mbarë botën!" - kjo është motoja e ngjarjes më të madhe të inovacioneve në robotikë dhe në teknologjitë autonome në vendin tonë - Robotics Strategy Forum, i cili do të mbahet më 11 shtator 2025 në Parkun Teknologjik të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës , nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga perëndimi në lindje, do të mbizotërojnë vranësira të dendura të tipit grumbullor me reshje shiu. Rreth..
Të dielën (14 shtator), do të hapet е gjithë autostrada "Evropa". Kjo u njoftua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov në një mbledhje të Komisionit për Politikën Rajonale, Punët Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale. Ndërtimi..
Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin –..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të..
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në..