Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtoritë krijuese ndihmojnë në integrimin e grave refugjate në Bullgari

Foto: arkiv

Kartolina, suvenire dhe dhurata shumëngjyrëshe prej lëkure, filli, argjile dhe tekstili, të punuara në punishtet sociale të “Karitas”- organizatë me një përvojë shumëvjeçare në ndihmën për grupet të prekshme njerëzish. Të gjitha punimet mbajnë dhe sjellin mesazhin e përgjithshëm - për dorën e zgjatur të një njeriu në nevojë, për kapërcimin e barrierave kulturore dhe gjuhësore dhe për një ikje nga izolimi i rëndë social.

Punëtoritë e specializuara krijuese hapin dyer në qendra të ndryshme sociale në Sofje dhe shumë shpejt bëhen një vend për takime të grave-refugjate nga brezat e ndryshme, të cilat kanë gjetur strehim dhe një shtëpi të re në vendin tonë. Mundësia të komunikojnë, të ndihen të pranuar në shoqëri dhe të dobishëm për veten e vet dhe për njerëzit përreth i ka sjellë aty, ku kontaktojnë në gjuhën bullgare, mësojnë për traditat dhe mënyrën e jetesës së vendit  i cili i ka pranuar, takohen me bashkatdhetar të vet me një histori të përafërt jetike. Dobrinka Dobreva:

“Është shumë mirë se, refugjatet e ndiejnë punëtorinë sociale si një mjedis të qetë, i cili i predisponon të dalin nga izolimi i tyre. Ato kanë ardhur në kohë të ndryshme në Bullgari, por ndihen po aq të mbyllura, kurse roli i punëtorisë është tu japë mundësi të shprehin veten e vet dhe të demonstrojnë përvojën, të cilën e sjellin duke ardhur në Bullgari” thotë Sofia Bahudejlla - përkthyese në ndërmarrjen sociale dhe ndihmëse e njerëzve nga grupet e prekshme në Bullgari:

“Vështirësi më të mëdha kemi me barrierën gjuhësore. Shpesh herë refugjatët mundohen vet ta kapërcejnë, të flasin në gjuhën bullgare. Është shumë e vështirë, por mundohen, përfshihen në kurse gjuhësore dhe çfarë mësojnë, menjëherë e venë në përdorim në praktikë.”

“Mundësia të komunikoj më gëzon shumë, por po kështu se në moshën time mund të takoj njerëz të rinj dhe të ndryshëm, si bullgarë, kështu dhe refugjatë - këtë e thotë Inam 66 vjeçe nga Siria, e cila ndodhet në Bullgari prej 6 vjetëve.  

“Në fillim fare nuk ishte e lehtë, por me kalimin e kohës e njoha popullin bullgar, kurse ai është një popull shumë i mirë, simpatik dhe i hapur për ne të gjithë, kështu që tani jeta ime është e lehtë. Në Siri unë kam zhvilluar një veprimtari të ngjashme sociale. Dua që ajo që mësova këtu, tani t’ua transmetojë nipërve të mi.”

Në Bullgari me të gjithë familjen e vet ka ardhur dhe Rene nga Siria. Gruaja është në moshën 64 vjeçe dhe po kështu mundohet të flasë bullgarisht, që të mund të përshtatet në mjedisin e ri:

“Vet pjesëmarrja në punëtoritë krijuese, më jep besim. Unë pëlqej të punoj me shtiza. Nga Siria kam sjell një model të shportave të punuara me dorë, ato më janë të njohura, sepse shumë herë me radhë i kam punuar aty. Tani ato punohen këtu.”

Përveç një vend për përshtatje sociale, ndërmarrja sociale është vend për shfaqjen e talentit, shkathtësisë dhe aftësive për më të rinjtë. Kështu e përcakton këtë vend Sirin - 37 vjeçe nga Palestina. Ajo ka faqe të vet në internet dhe aty eksponon artikuj të ndryshëm, për të cilët është frymëzuar në mjedisin e ndarë artistik.

“Unë jam e mirë në qepje - si me dorë ashtu dhe me makinë, kjo është në natyrën time. Ndihem shumë mirë, mësoj gjëra shumë të reja, mjedisi është shumë i dobishëm. Kurse të tjerët, të cilët i takoj këtu i ndiej si motrat e mia më të mëdha. Komunikimi me zonjat këtu është burim i ideve të shumta. Faleminderit të gjithë ekipit këtu.”

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Dobrinka Dobreva, BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD