Të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar janë të mirëseardhur si pjesëmarrës ose si spektatorë në Festivalin e Parë për Folklor Autentik “Tubim buzë detit”. Më të paktën 100 interpretues individualë dhe 20 grupe nga krahinat e ndryshme të vendit do të dalin në skenë, njoftoi një nga organizatorët e shfaqjes Stojko Stojkov. Në kuadrin e 2 ditëve – nga 28 deri më 29 maj, në Qendrën Ndërkombëtare të Rinisë në Primorsko, amatorët do të prezantojnë këngë të lindura në mejdan, vallëzime dhe tradita nga vendet e veta të populluara.
“Ka pjesëmarrës nga Bullgaria Veriore - Tutrakan , Silistra, Ruse, Varna, Burgas, trakas ka shumë, Nova Zagora, Sliven - grupe me drejtues shumë të mirë, të cilët luftojnë në këto kohëra të vështira - tregon organizatori. Më kryesorja në këtë festival folklorik “Tubim buzë detit” është se u japim rrugëa në skenë fëmijëve të vegjël, që të mund t’i inkurajojmë. Madje dhe në këtë situatë pandemike, dëshira është e madhe. Natyrisht që kemi përgatitur dhe dekorata të shumta. Për festivale dhe tibime të tilla është me rëndësi të madhe të ketë dhe një skenë të bukur, pjesëmarrës të talentuar dhe një juri akademike, e cila të vlerësojë denjësisht interpretimet, meqenëse festivali ka një karakter konkursi.
Dëshira jonë është që t’i kushtojmë një vëmendje më të madhe kësaj , sesi kanë kënduar gjyshet dhe gjyshërit tanë, si kanë ekzekutuar dhe vallëzuar, prandaj e vëmë aksentin mbi folklorin autentik, traditat dhe kostumet e bullgarit.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç..
Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga..
Zemra dhe ritmi i shpirtit bullgar – me këto fjalë mund ta përkufizojmë në mënyrë metaforike Tubimin Kombëtar të Artit Popullor Bullgar. Tradicionalisht që nga viti i largët 1965, eventi organizohet një herë në pesë vjet në fundjavën e parë të gushtit..
Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për..