Afati i fundit për shtetasit e BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të siguruar statusin e qëndrimit është 30 qershori. Pas kësaj date ata do të humbin një numër përfitimesh sociale dhe aksesin në shërbime të ndryshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 300 000 evropianë kanë paraqitur tashmë aplikacionet dhe dokumentet e nevojshme, por ende janë duke pritur një përgjigje.
Bullgari Nishan Xhingozjan që prej vitesh banon dhe punon si nëpunës bashkiak në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është themeluesi i Qendrës Bullgare për Integrim Social dhe Kulturë, përmes së cilës ndihmon bashkatdhetarët që kalojnë një periudhë të vështirë përshtatjeje dhe orientimi në kornizën administrative dhe legjislative në vend. Sipas fjalëve të tij, statusi i qëndrimit është i detyrueshëm për të gjithë shtetasit e BE-së që janë vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, sepse pa të ka rrezik të deportohen, megjithëse ende nuk ka vendim dhe udhëzime konkrete për një masë të tillë:
"Ne tashmë ishim dëshmitarë të një skandali të madh të lidhur me shumë qytetarë të komunitetit Afro-Karaib të cilët kanë jetuar në Britani për 30-40 vjet. Ata u dëbuan, kështu që ekziston frika se mund të ndodhë një skandal i dytë i tillë, "shpjegoi Xhingozjan në një intervistë për BNR.
Ai është kategorik se deportimi i grupeve prej bullgarësh nga Mbretëria ka potencialin të bëhet një problem serioz për vendin tonë, pasi sistemi social nuk do të jetë në gjendje të përballet me problemin e madh të të papunëve.
"Që prej kohësh duhej të fillonte një fushatë informacioni, drejtuar bullgarëve në Britaninë e Madhe, fushatë kjo e cila nuk u realizua, " vuri në dukje bashkatdhetari ynë. - Ajo duhej t'u shpjegonte atyre se çfarë të drejtash dhe detyrimesh do të kenë pas Brexit. "
Një hollësi e rëndësishme në lidhje me dokumentin e qëndrimit të lëshuar nga autoritetet është se ai nuk është në letër.
"Të gjithë të cilët tashmë e ka marrë duhet të provojnë ekzistencën e tij. Ata nuk do të marrin një dokument fizik ose vulë në pasaportën e tyre, pasi dokumenti është vetëm digjital. Ky është një problem i madh për bullgarët në Britani. Apeli im është që ata së pari të aplikojnë dhe pastaj të njihen me hapat e nevojshëm për ta provuar këtë status."
Bashkatdhetarët tanë nuk duhet të kenë besim tek këshilltarët e palicensuar të emigracionit. Çdo person që ushtron një profesion të tillë duhet të jetë regjistruar në një listë të veçantë, e cila azhurnohet rregullisht nga Ministria e Brendshme Britanike.
Përpiloi: Joan Kolev /intervistë: Polja Stançeva/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...
Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..