Sot Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Hristo Bozukov do të hapë ekspozitën e specializuar për bujqësinë BATA AGRO, e cila do të vazhdojë deri më 5 qershor. Tradicionalisht ekspozita do të paraqesë më të fundit në teknologjinë bujqësore dhe inovacionin teknologjik, si dhe një larmi të plotë të produkteve dhe shërbimeve për bujqësinë në një vend.
Më shumë se 180 kompani kanë aplikuar për të marrë pjesë. Me sipërfaqen e vet të përgjithshme prej afro 40 000 metrash katrorë në territorin e Aeroportit Stara Zagora ky është edicioni më i madh i BATA AGRO deri më tani. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë do të paraqitet gjithashtu me një stendë informacioni ku vizitorët do të jenë në gjendje të shtrojnë para ekspertëve pyetje në lidhje me mbështetjen dhe politikat në sektor.94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..
89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të..
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave..