Breza të tëra bullgarësh rritën me filmat “e përjetshëm” fëmijëror nga vitet 60-90 të shekullit të kaluar. Pas një qetësie prej gati 20 vjetësh, me shfaqjen e disa serialeve dhe filmave disa vjet më parë filloi një ringjallje e prodhimeve për fëmijë. Regjisori Andrej Haxhivasilev e shpjegon këtë “fenomen” ashtu:
“Filmat për shikuesit më të rinj janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe si autorët ashtu dhe producentët e kuptuan që ne duhet të bëjmë artin vendas për ta. Në Bullgari kemi kushte më të kufizuara, por mendoj se mund të konkurrojmë titujt e huaj me subjekte interesante dhe të tilla që janë afër fëmijëve bullgarë dhe i bëjnë ato më të lehta për tu njohur në personazhet. Dhe përveç të argëtohen ata duhet të jenë edhe arsimorë dhe të edukojnë mirësi te fëmijët. Mungojnë dhe duhet të ketë më shumë filma të tillë, prandaj iu përkushtova kësaj teme” – thekson krijuesi.
Krijuesi i ri e pranon rimëkëmbjen e kinemasë artistike për fëmijë si një kauzë personale. Jo vetëm sepse i pëlqen filmat për fëmijë dhe zbulon në ta mundësinë për të realizuar projekte cilësore dhe iniciativa plotësuese arsimore, por sepse i pëlqen të punojë me fëmijë.
“Për mua është më e lehtë të punoj me fëmijë, sepse ata janë të natyrshëm, dhe kur një fëmijë e pëlqen rolin, gjithçka bëhet shumë reale. Kultura vizuale e publikut u rrit shumë dhe filmat tanë duhet të jenë konkurrues si cilësi teknike dhe subjekt. Duhet bërë shumë punë mbi këtë çështje për të formuar një strategji për krijimin dhe mbështetjen e më shumë filmave për auditorin e fëmijëve.”
Andrej Haxhivasilev është kategorik se në Bullgari ka shumë fëmijë të talentuar
dhe njëri prej tyre është aktori i ri Martin Paunov. E quajnë atë “shpresa e madhe e skenës bullgare”, “djali me talent të madh”. Ai është vetëm 13 vjeç, por ai ka pasur paraqitje të shumta në reklama, seriale dhe filma artistikë. Ai u pa për herë të parë në moshën 6 vjeç dhe fjalë për fjalë u rrit në skenë.
Në kohën e lirë, Martin preferon të takohet me miq sepse jeta e një aktori është mjaft e ngarkuar - shkollë, foto, prova. I riu është një nënkampion botëror në karate-do. Ai thotë se stërvitjet ndonjëherë vështirë gjejnë vend në jetën e tij të përditshme, por kurrë nuk mendoi të hiqte dorë. Në fakt, sporti e ka ndihmuar shumë:
“Karate më dha një start të shkëlqyeshëm në aktrim, sepse më edukoi në disiplinë, formoi te unë një kulturë motorike, e cila është një pjesë integrale e profesionit të aktrimit - thotë Martin. - Sa i përket talentit - duhen përpjekje serioze për ta zhvilluar, ose të paktën kam bërë përpjekje serioze, sepse një talent pa përpjekje do të humbet.”
Martin Paunov është një adhurues i madh i filmave bullgarë me metrazh të gjatë që nga kohërat e largëta dhe është i bindur se filmat e vjetër për fëmijë nuk do të harrohen kurrë. Ai vetë dëshiron të luajë një rol në një film fantastik dhe ëndrra e tij më e madhe është që një ditë të dalë në qilimin e kuq dhe të fitojë një Oskar. Sigurisht, nuk kufizohet vetëm në këto dy ëndrra, por mban të tjerët sekret, në mënyrë që ato të bëhen realitet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv dhe arkiv personalPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..