Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 1 qershor në “Kopshtin e Gëzimit”

Idetë e gjelbra hapin rrugë drejt zemrës së fëmijëve

Foto: Elena Karkallanova

Një kopsht jo të zakontë nis jetën e vet në Sofje. Dhe mos mendoni se kjo është një hapësirë ​​e pazakontë e gjelbër. Mënyra në të cilën ajo lindi është atipike - së pari në ëndrrat e fëmijëve nga një shkollë në Sofje, dhe pastaj nga puna e përbashkët e prindërve, mësuesve dhe vetë fëmijëve. Dhe sot, kur të gjithë fëmijët në Bullgari festojnë pritet që kopshti të jetë pjesë nga festa, me të cilën nxënësit e klasave të para do të shënojnë grumbullimin e diturive të tyre fillestare dhe gëzimin e transformimit të mjedisit me punën dhe idetë e tyre. Prandaj e quajtën “Kopsht të Gëzimit”.

Sijana, Joana, Bllagovesta dhe Dimana e dinë se nuk duhet të ketë copa të mëdha toke nëse duan të mbjellin bimë aromatike dhe lule në kopshtin e tyre. Vajzat po përfundojnë klasën e parë dhe thonë se orët mësimore të “Botës Përreth” janë ndër të preferuarat prej tyre, pasi ato mësojnë shumë për bimët dhe kafshët. Në fakt, këto orë janë vetëm një herë në javë. Prandaj, mësuesit e tyre vendosën që ta plotësojnë programin mësimor me pak përgatitje praktike.

“Duke punuar në kopsht fëmijët mësojnë të punojnë bashkë me natyrën dhe për natyrën, duke mësuar dhe duke aplikuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të ekosistemeve. Në mënyrë që natyra të marrë një kuptim personal për fëmijën, ai duhet t’i afrohet asaj me gëzim dhe interes. Dhe këtu është roli i mësuesit - të krijojë tek ai një interes ndaj proceseve që ndodhin në natyrë, ta përfshijë në aktivitete për të mbrojtur mjedisin dhe në kontaktin e drejtpërdrejtë me bimë dhe kafshë. Pjesëmarrja e fëmijës në procesin e mbjelljes dhe rritjes së bimëve, korrjes dhe furnizimit të saj në shtëpi në të vërtetë formon sistemin e tij të vlerave dhe krijon një dëshirë për një mënyrë jetese miqësore me mjedisin”, shpjegon mësuesja e shkollës fillore Sillvia Marushkina.

Kjo është arsyeja pse klasa e saj, në një ekip me klasat e tjera fillore nga Shkolla e 81 e Mesme Inovative “Victor Hugo” në Sofje, krijoi një projekt për krijimin e një kopshti barishte në oborrin e shkollës. Ai është midis 15 të aprovuarve për mbështetje nga Fondacioni EkoCentrik dhe organizata rinore JANUN, Gjermani. “Ne jemi një nga 4 institucionet në Sofje të cilat fituan konkursin dhe jemi shkolla e vetme në kryeqytet me projekt të aprovuar – shpjegon Sillvija Marushkina. - Ideja jonë është që fëmijët të mësojnë të jenë përgjegjës për mjedisin në të cilin jetojnë. Kjo do të thotë të respektojnë veten dhe vendin e vetë në botë.”

Gjatë shekullit të kaluar pothuajse çdo shkollë në vendbanimet e vogla bullgare kishte një kopsht arsimor me perime ose me pemë frutore. Sot projekte të tilla konsiderohen inovacione, megjithëse ato realizohen pothuajse tre shekuj pas

thirrjes së Jean-Jacques Rousseau për “Kthimin në natyrë”. Dhe fëmijët urbanë të shekullit 21, rezulton se e duan natyrën dhe shpejt nxitojnë në aktivitete që lidhen me mjedisin. Puna në kopshtin shkollor ka edhe një efekt tjetër:

“Kjo është gjëja më e vlefshme që na jep kjo pjesë e vogël e natyrës në oborrin e Shkollës së 81-të Inovative - na afron. Ky kopsht krijoi një komunitet të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve. Ai krijoi marrëdhënie miqësore mes nesh dhe u arrit një sinergji, një azhurnim i marrëdhënieve, i kohezionit, i ndarjes”, është kategorike Sillvija Marushkina.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Elena Karkallanova dhe Facebook



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD