Me një minutë heshtje në të gjithë vendin dhe tingullin e sirenave në orën 12, më 2 qershor Bullgaria i dha nderime veprës së Hristo Botevit dhe atyre që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë .
Bullgarët patriotë u ngjitën në majën Okollçica, ku u mbajt pelegrinazhi kombëtar tradicional për sakrificën e pjesëmarrësve në çetën e Botevit. Për shkak të masave kufizuese anti-epidemike edhe këtë vit nuk ishte program zyrtar.
"Pikërisht ky moment i heshtjes na kujton përgjegjësinë tonë ndaj brezave - atyre para nesh, por veçanërisht atyre pas nesh. Varet nga veprat tona se çfarë testamenti do t’u lëmë atyre. Le të përkulemi para atyre që vdiqën për lirinë e Atdheut! ", shkroi Presidenti Rumen Radev në Facebook.
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..