Para disa ditësh në godinën e Ambasadës Bullgare në Tiranë u promovua dokumentari “Vendlindja dhe origjina” për minoritetin bullgar në Shqipëri, njoftoi sot.com.al. Skenari i filmit është i z. Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, regjisori është Engjëll Ndocaj - Mjeshtër i Madh, operatori - Arben Tafili, kurse producenti - Gëzim Kurti - Kryetar i Shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”. Për realizimin e dokumentarit grupi xhirues ka shkelur në zona të ndryshme të Shqipërisë ku jeton pakica bullgare: Ostren, Gollobordë, Streblevë, Boboshticë, Drenovë, Vernik, Shishtavec, Borje, Zapod, etj. Filmi është xhiruar në kuadrin e një projekti me ndihmën financiare të qeverisë së Bullgarisë.
Në promovimin e dokumentarit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchil Raytchevski, deputetë shqiptarë, anëtarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri - Bullgari, z. Sead Kazanxhiu, nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare, kryetarë të shoqatave të pakicave bullgare në Shqipëri, grupi realizues i dokumentarit, diplomatë të ambasadës, gazetarë etj.
“Vendlindja dhe origjina” është xhiruar në vazhdim të dy viteve, është në tre pjesë, me rreth 40 minuta secila, dhe do të transmetohet së afërmi në ekranin e Televizionin Publik Shqiptar, informon sot.com.al.
Sipas fjalëve të skenaristit z. Selim Hoxhaj dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, “ç’ka do të mundësojë edhe transmetimin në televizionet në Bullgari”.
30 vjet më vonë sërish në shtëpi! Pikërisht kjo po ndodh me trupën e ansamblit më të vjetër bullgar folklorik në Amerikën Veriore, "At Paisij", pranë Qendrës Kombëtare, Arsimore dhe Kulturore Bullgaro-Maqedonase (BMNECC) në qytetin amerikan Pittsburgh,..
Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global...
Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur...