Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U promovua dokumentari “Vendlindja dhe origjina” për minoritetin bullgar në Shqipëri

Foto: arkiv

Para disa ditësh në godinën e Ambasadës Bullgare në Tiranë u promovua dokumentari “Vendlindja dhe origjina” për minoritetin bullgar në Shqipëri, njoftoi sot.com.al. Skenari i filmit është i z. Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, regjisori është Engjëll Ndocaj - Mjeshtër i Madh, operatori - Arben Tafili, kurse producenti - Gëzim Kurti - Kryetar i Shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”. Për realizimin e dokumentarit grupi xhirues ka shkelur në zona të ndryshme të Shqipërisë ku jeton pakica bullgare: Ostren, Gollobordë, Streblevë, Boboshticë, Drenovë, Vernik, Shishtavec, Borje, Zapod, etj. Filmi është xhiruar në kuadrin e një projekti me ndihmën financiare të qeverisë së Bullgarisë.

Në promovimin e dokumentarit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchil Raytchevski, deputetë shqiptarë, anëtarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri - Bullgari, z. Sead Kazanxhiu, nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare, kryetarë të shoqatave të pakicave bullgare në Shqipëri, grupi realizues i dokumentarit, diplomatë të ambasadës, gazetarë etj.

“Vendlindja dhe origjina” është xhiruar në vazhdim të dy viteve,  është në tre pjesë, me rreth 40 minuta secila, dhe do të transmetohet së afërmi në ekranin e Televizionin Publik Shqiptar, informon sot.com.al.

Sipas fjalëve të skenaristit z. Selim Hoxhaj dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, “ç’ka do të mundësojë edhe transmetimin në televizionet në Bullgari”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD